Eksperti i sigurisë flet për vrasjen e Ivanoviq, ja pse Vuqiq vizitoi Kosovën

Aktuale

Eksperti i sigurisë flet për vrasjen e Ivanoviq, ja pse Vuqiq vizitoi Kosovën

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 22 janar 2018 Në ora: 20:24
Aleksandër Vuçiq

Profesori dhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, ka folur për “Bota sot” rreth vrasjes së Oliver Ivanoviç, ku thotë se kjo vrasje është politike me implikimet e mundshme të shërbimeve sekrete serbe dhe sidomos atij rus, pasi sipas Islamit, ata janë të interesuar që gjendjen e sigurisë në Kosovë ta paraqesin si të brishtë.

“Kjo vrasje ka të bëjë me çështjen politike me dialogun, me implikimet e mundshme të shërbimeve sekrete serbe sidomos atij rus, të cilët janë të interesuar që gjendjen e sigurisë në Kosovë ta paraqesin si të brishtë dhe kinse institucionet e sigurisë së Kosovës nuk janë në gjendje ta ruajnë jetën e qytetarit”,-ka thënë Islami për “Bota sot”

Image
Avni Islami

Ai mendon që institucionet e Kosovës kanë treguar progres të mirë në zbardhjen e vrasjes së Ivanoviç.

“Është fat i mirë që institucionet e Kosovës edhe përkundër asaj kane treguar sukses, kanë dal ne vendin e ngjarjes, kanë marr prova të mjaftueshme materiale dhe për momentin po e hetojnë rastin si vrasje e profilit të lartë dhe uroj qe institucionet e Kosovës të vijnë deri te zbardhja e rastit”,-vazhdoi Islami.

Ai foli edhe rreth vizitës së Aleksandër Vuçiq, duke thënë se vizita e tij në Kosovë ka ndodh për shkak të presionit të serbëve që jetojnë në Kosovë.

“Vizita në Kosovë e kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq, ka ndodh nga presioni i madh nga serbët që jetojnë në Kosovë, për arsye se qeveria e Serbisë po ndihet përgjegjëse për vrasjen e Ivanoviç”.

Islami në fund e përmbyll duke thënë se gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile dhe nuk ka tendenca të përkeqësimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat