Shpërthen njeriu të cilit serbët ia vranë e djegën nënën: Të marroftë Zoti o Rrustem Berisha i FARK-ut!

Aktuale

Shpërthen njeriu të cilit serbët ia vranë e djegën nënën: Të marroftë Zoti o Rrustem Berisha i FARK-ut!

Nga: P.R Më: 22 janar 2018 Në ora: 21:20
Foto e postuar nga Xhevat Rexhaj. “Nana ime e ndjer me 5 kufoma te perzhituna e te djegura pas vrasjes me plumba”, ka shkruar Rexhaj.

Publicisiti i njohur, Xhevat Rexhaj, përmes një postimi në facebook, ka shprehur mllefin e tij ndaj qeverisë së Kosovës, e cila në mbledhjen e sotme nderoi me një minutë heshtje Oliver Ivanonviqin, i vrarë gjatë javë së kaluar në Mitrovicë. Por kujtojmë se Ivanoviq ishte i dënuar me burg për vrasjen e shqiptarëve u vra në hyrje të selisë së tij në Mitrovicë.

Image
Rrustem Berisha, ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës sot gjatë një minutë heshtje për Oliver Ivanoviqin

“Një minute heshtje per Ivanoviqin , e jo per mijera shqiptare te vrare. Nuk befasohem nga banda qeveritare, por e them : : te marrofte Zoti o Rrustem Berisha i FARK-ut !  Qeveria e krimit, qeveri qe shkel mbi gjakun edhe eshnat e te vrarëve shqiptare, qeveri e Vuqiqit e Daqiqit qe na vrane e masakruan dhe dessen te na zhbënin si popull por na shpëtoi SHBA ja. Ju jeni qeveri e Oliverave e Jovanoviqave, ju jeni qeveri qe nderoni vrasësit e fëmijëve, nanave, vllaznive e familjeve tona. Ju nuk jeni qeveri e R. se Kosoves jo jo ju jeni banda qe bashke me Rikallot e pjellat e Jelcinit e mbani popullin neun frike me kercnime muskujsh e rrenash lufte kur e jeni uzurpue mbare shtetin...”, ka shkruar Rexhaj në faqen e tij në facebook, përcjellë “Bota sot”.

Rexhajt të cilit gjatë luftës ia kishin vrarë nënën, ka thënë se kjo qeveri ka shkatërruar çdo fushë jetë në Kosovë.

“Ju qe keni shkatrrue cdo fushe jete ne Kosove me vjedhje e Krim, ju sot e nderuat me 1 minutë heshtje vrasësin e shqiptareve, shokun e vrasësve te kësaj Nane ( e qe ashte Nana ime e ndjer me 5 kufoma te perzhituna e te djegura pas vrasjes me plumba) nga shkiet, shkiet si Ivanoviqat ! Turp e Krim per ju qeveri e krimit”, ka përfunduar Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat