Pantina: Besoj se do të kemi qëndrime të njëjta në Kuvend

Aktuale

Pantina: Besoj se do të kemi qëndrime të njëjta në Kuvend

Më: 22 janar 2018 Në ora: 23:05
Shqipe Pantina

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, e cila para disa javësh kishte dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në VV, në një intervistë për Kallxo thotë se beson se si grup parlamentar do të kenë qëndrime të njëjta përballë çështjeve parlamentare.

“Besoj që do të kemi qëndrime të njëjta, sepse shumica e qëndrimeve kanë qenë të formuluara bashkë. Ne i dimë idetë, mendimet e njëri-tjetrit. Në parim unë mendoj që për shumë çështje në mendojmë njëjtë. Ajo çka ndan njerëzit brenda Lëvizjes janë metodat dhe mënyrat se si duhet ecur përpara. Pra, na ndan mendimi ndryshe për të ardhmen”, tha Pantina në intervistën për Kallxo

Në Kuvendin e Kosovës së shpejti pritet të vijë për votim Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, të cilën Lëvizja Vetëvendosje e ka kundërshtuar që nga nënshkrimi i saj.

Ndërsa çështje tjetër e rëndësishme që pritet të shkojë në Kuvend është edhe nisma e disa deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Në intervistën për Kallxo deputetja Shqipe Pantina foli edhe për krizën në Vetëvendosje.

Ajo ia ka uruar Albin Kurtit zgjedhjen e djeshme në krye të Vetëvendosjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat