Reagon Balli Kombëtar pas marrëveshjeve “pas shpine” mes LDK-së dhe AAK-së

Aktuale

Reagon Balli Kombëtar pas marrëveshjeve “pas shpine” mes LDK-së dhe AAK-së

Më: 23 janar 2018 Në ora: 00:14
BKD

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, përmes një postimi e konfirmoi që u ka dhënë mundësi AAK-së për bashkëpunim, mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të AAK-së në Podujevë, duke demantuar fjalët e Veliut, pasi sipas tij ai ka bërë marrëveshje me asambleistë të AAK-së e jo me partinë.

Në anën tjetër, dega e Ballit Kombëtar në Podujevë, ka reaguar përmes një komunikate, duke i quajtur irrituese dhe të pasinqerta deklaratat e kryetarit të LDK-së në komunën e Podujevës, Agim Veliut.

Komunikata e plotë e BKD-së:

Balli Kombëtar Demokrat dega në Podujevë, reagon lidhur me deklaratën  lëshuar nga kryetari i LDK-së Agim Veliu dhe kontrabanduesve të AAK-së,  Smajl Sfishta dhe Shaban Mulloit.  Ne si dy subjekte politike kemi arritur marrëveshje politike me datën 03.01.2018 mes dy subjekteve AAK- BKD, ku kanë nënshkruar kryetarët e dy degëve dhe kanë vënë nënshkrim edhe asamblistët. Më vjen keq që nga kjo datë asnjë kërkesë nuk është ardhur nga z.Veliu për bashkëqeverisje, vetëm se është kërkuar në mënyrë klandestine të kontrabandoj votat e asamblistëve. Pra qytetar të dashur, këto deklarat janë irrituese dhe të pasinqerta nga ana e kryetarit të LDK-ës.

Zyra për informim e Ballit Kombëtarë Demokrat - Dega Podujevë

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat