Zv/ministri Thaçi shpalos para biznesmenëve italian mundësitë që ofron Kosova për investitorët e huaj

Aktuale

Zv/ministri Thaçi shpalos para biznesmenëve italian mundësitë që ofron Kosova për investitorët e huaj

Më: 23 janar 2018 Në ora: 08:33
Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi po qëndron për vizitë zyrtare në Itali. Zëvendësministri Thaçi ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga komuna Cuartatone(Mantova). Përveç, kryetarit të komunës, në këtë tryezë prezent ishin edhe përfaqësues nga Oda Ekonomike Italiane dhe një grup i madh investitorësh italian.

Zëvendësministri Thaçi shpalosi para të para të pranishmeve mundësitë që ofron shteti i Kosovës për investitorët e huaj. Ai në emër të Qeverisë se Kosovës ftoi investitorët që miqësinë mes dy shteteve ta thellojnë edhe në ekonomi.

“Qeveria aktuale ka bërë ndryshime pozitivë dhe lehtësira të mëdha fiskale për të gjitha bizneset që operojnë në Kosovë. Hapat e fundit që Qeveria i ka ndërmarre ka hequr akcizat dhe doganat për lëndën e parë, gjysmë produktet dhe makinerinë prodhuese, pra është zero taksë. “Si qeveri kemi identifikuar sektorët kyç të zhvillimit në Kosovë që me kënaqësi e prezantoj para jush. Kosova po ecë në një trend pozitiv në agro biznes, Bujqësinë, përpunimin e ushqimit dhe paketimit. Poashtu përpunimin e metalit, përpunimin e tekstilit dhe lëkurës, përpunimin e drunit dhe mobilierisë, turizmit, minierat dhe mineralet, energjisë se ripertritshme”, ka thënë ndër të tjera Thaçi.

Më tutje, ai ka thënë se Qeveria po ndërton një infrastrukturë ligjore e cila mbron fuqishëm investitorët dhe bizneset. Në kuadër të ligjit, ai ka bërë me dije se u mundësohet investitorëve të huaj për 99 vjet zero euro parcela ku do të ndërtohet fabrika kundrejt shumës zero. Mjedisi i të bërit biznes, sipas zv.Ministrit Thaçi është vlerësuar pozitivisht në nga ana e organizatave kredibile ndërkombëtare. Investitorët që ishin prezent kanë shprehur interesim për të investuar në Kosovë. Madje, ata janë zotuar se në një të ardhme të afërt do të vizitojnë Kosovën për të parë mundësitë që ofron vendi ynë për investitorët e huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat