Eksperti tregon arsyen pse nuk mund të themelohet ushtria gjatë 2018-së

Aktuale

Eksperti tregon arsyen pse nuk mund të themelohet ushtria gjatë 2018-së

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 23 janar 2018 Në ora: 11:20
Ilustrim

Për ekspertin e sigurisë, Fadil Kajtazi, transformimi i FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës brenda vitit 2018, ashtu siç ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, është i pamundur.

Kajtazi thotë se edhe sikur Kosova të "lundronte" në kushte normale politike, procesi i transformimit të FSK- se në ushtri do të merrte një kohë e cila do të kërkonte se paku pesë vite.

“Në radhe të parë kjo lidhet me kuadrin komandues, nënoficer dhe oficer, për të cilin vendet e NATO-se kanë standarde të cilat i aplikojnë në mënyrë strikte. Kjo ka të bëj me shkollimin të kuadrit komandues sipas kritereve të aplikuara në akademitë të tyre”, thotë Kajtazi për “Bota sot”.

“Në rastin e Kosovës, ky kuadër është në përgatitje e sipër, kadetët e FSK po përgatiten sipas standardeve të vendeve të NATO-së në akademinë tonë dhe po specializohen në akademitë me prestigjioze të vendeve te NATO-se. Ky kuadër i aftësuar, tani ka arritur nivelin e gradës  major dhe deri sa ta zëvendëson kuadrin e pakualifikuar që ndodhet në FSK deri në nivelin e gradave të gjeneralit, transformimi i FSK-se në ushtri nuk do të ndodhë, se paku jo me bekimin e SHBA-ve dhe NATO-se, deklaron ai.

Image
Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi

Sipas Kajtazit transformimi eventual i ushtrisë në mënyrë të njëanshme do të komplikonte gjërat, dhe një ushtri pa aleat, do të jetë e pa dobishme për faktin se në radhe të parë ne nuk do të përballonim financiarisht krijimin e një ushtrie e cila do të ishte efektive për të krijuar frenim dhe mbrojtje të agresorit eventual siç është Serbia.

“Nëse ndodhë transformimi i njëanshëm, kërkohet që njëkohësisht të ngritën struktura dhe të bëhet furnizimi me pajisje të Ushtrisë së Kosovës në mënyrë të shpejte, nga se çdo veprim pa miratimin e SHBA-ve dhe NATO-së, nënkupton ngritje të kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës, duke u "mbështetur në forcat e veta" sipas parullës komuniste të Shqipërisë” ka përfunduar Fadil Kajtazi njohës i çështjeve të sigurisë dhe çështjeve ushtarake”, shtoi Kajtazi. 

Ndryshe, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një deklaratë për media ka thënë se në vitin 2018, transformimi i FSK-së në ushtri është çështje më rëndësi të madhe dhe sipas tij, shtyrja e mëtejme e saj do të ishte e pakuptimtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat