Sekretari i Kuvendit demanton kryeministrin: Ia kam dërguar shkresën edhe zyrtarisht

Aktuale

Sekretari i Kuvendit demanton kryeministrin: Ia kam dërguar shkresën edhe zyrtarisht

Më: 23 janar 2018 Në ora: 15:48
Ramush Haradinaj

Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi ka demantuar sot fjalët e kryeministrit Ramush Haradinaj ku sipas këtij të fundit Kuvendi i Kosovës ende nuk i ka dërguar shkresë zyrtare dhe se ende nuk e din përmbajtjen e këtij Ligji.

“Po ia kemi dërguar shkresën zyrtare”, ka thënë shkurt sekretari i Kuvendit Ismet Krasniqi.

Ndonëse kryeministri nuk është i informuar për këtë apo ka ndonjë arsye tjetër, por, ai sot ka thënë para mediave se ende nuk e kanë marrë shkresën dhe nuk e dinë njëherësh as përmbajtjen.

“Formalisht jo, por e di që na e ka dërguar. Por ende zyrtarisht s’e kemi marrë shkresën. Sekretariati i Kuvendit na çon neve. Ende nuk e dimë as përmbajtjen. E kam lut sot sekretarin tonë me shkuar me fol me sekretarin e kuvendit, me marrë jo zyrtarisht me pa çka na kanë dërguar. Procedurat e Qeverisë janë kështu. Kur vjen një kërkesë e këtillë, ne japim mendim. Atëherë disa ministri po e japin mendimin e vet. Bazuar në atë mendim, Qeveria ka kalon mendimin Parlamentit. Në këtë rast vendimi i Qeverisë nuk është fort i vlefshëm, për shkak se ky është një mocion që buron nga Parlamenti. Megjithatë, Parlamenti e ka në pronësi këtë mocion, pasi buron nga Parlamenti. Por, Qeveria me respekt do t’i kryejë të gjitha procedurat, që parashihen në këtë rast”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat