Në Aeroportin e Prishtinës arrestohet një i dyshuar për terrorizëm

Aktuale

Në Aeroportin e Prishtinës arrestohet një i dyshuar për terrorizëm

Më: 23 janar 2018 Në ora: 15:47
Policia e Kosovës, foto arkiv

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i dyshuar për terrorizëm, i cili tashmë ka një aktakuzë për pjesëmarrje në luftëra të huaja.

Ai dyshohet që në vitin 2013 i është bashkuar grupit militant Shteti Islamik në Siri, mirëpo para dy vjetësh është larguar nga Kosova, duke mos marrë pjesë në seancat gjyqësore kundër tij.

“Bazuar në urdhër-arrestin e lëshuar nga gjykata kompetente, mbrëmë në aeroport, është arrestuar një person i cili pastaj sipas procedurave është dërguar në paraburgim për 48 orë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës dhënë Radios Evropa e Lirë, duke mos përmendur detaje të tjera.

I dyshuari, i cili u arrestua derisa po kthehej në vendlindje, pritet të dalë para gjykatës në orët e vona gjatë ditës së martë.

Ky nuk është rasti i parë ku personat që kanë aktakuzë për terrorizëm i ikin gjykimit në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat