Takohen përfaqësuesit e Ballit Kombëtar nga Kosova e Shqipëria

Aktuale

Takohen përfaqësuesit e Ballit Kombëtar nga Kosova e Shqipëria

Nga: D.RR Më: 23 janar 2018 Në ora: 17:55
Gazmend Islami dhe Artur Roshi

Sot në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë, kryetari dhe përfaqësues të Ballit Kombëtar Demokrat të Kosovës, u pritën në takim nga kryetari i Ballit Kombëtar në Shqipëri, Artur Roshi, ku në takimin mes tyre u bashkëbisedua për një qeverisje të përbashkët në të dy anët e kufirit.

Përfaqësuesi i Ballit Kombëtar Demokrat në Shqipëri, Fatmir Roshi, përmes një postimi, e konfirmoi takimin mes këtyre dy palëve, ku pjesëmarrës ishte edhe këshilltari në kuvendin komunal në Podujevë, Avni Islami.

Postimi i plotë:                     

Përshëndetje miqtë e mi! z.Artur Roshi kryetari i partisë Balli Kombëtar Demokrat të Shqipërisë priti ne një takim z.Gazmend Islami Kryetarin e partisë Balli Kombëtar Demokrat të Kosovës dhe z.Avni Islami i cili është përfaqësues i zgjedhur me votat e popullit në emër te Ballit Kombëtar Demokrat te Kosovës dhe përfaqëson këtë Parti në këshillin komunal të Podujevës. Pas takimit zyrtar për politikanet e PBKD Kosove u shtrua dhe nje dreke.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat