Lekaj: Mendimi i Qeverisë për Specialen i pa rëndësishëm

Aktuale

Lekaj: Mendimi i Qeverisë për Specialen i pa rëndësishëm

Më: 23 janar 2018 Në ora: 18:28
Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, tha se edhe pse është proceduar për mendim dokumenti për shfuqizimin e Gjykatës Speciale në qeveri nga kryesia e Kuvendit të Kosovës, nuk është i rëndësishëm mendimi qeverisë.

“Kjo iniciativë i takon Kuvendi të Kosovës, qeveria vetëm do të jep mendim. Ne si AAK kemi ka qenë dhe jemi kundër, për arsyeje se pse vetëm Kosova është “su generis” për të pasur Gjykatë për të pasur gjykatë për krimet të pretenduara të dala nga Raporti i Dick Martyt”, tha Lekaj në emisionin imazh.

Sipas ti mendimi qeverisë nuk ka rëndësi. “Me nënshkrimin e 43 deputetëve është çdo gjë në rregull”, tha ai. “Qeveria do të deklarohet në afatin ligjor, brenda 30 ditëve. Ne do të votojmë kundër gjykatës Speciale”, tha ai.

Lekaj vlerësoi se së bashku me parterët ndërkombëtarë kanë arritur këtu ku është Kosova. “Vetëm me këtë ligj nuk do të kemi konflikt me bashkësinë ndërkombëtare”, tha ai.

Sipas tij UÇK-ja nuk ka bër krime, por luftë çlirimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat