Bekim Haxhiu i kundërpërgjigjet keq Sami Lushtakut

Aktuale

Bekim Haxhiu i kundërpërgjigjet keq Sami Lushtakut

Më: 23 janar 2018 Në ora: 20:49
Bekim Haxhiu

Partia Demokratike e Kosovës- Dega në Skenderaj del të ketë probleme të mëdha, derisa sot ka shkarkuar shtatë anëtarë të zgjedhur të Kuvendit Komunal.

Kryetari Sami Lushtaku dhe Bekim Haxhiu duket se kanë acaruar raportet me njëri-tjetrin, me ç’rast ky i pari edhe e ka shkarkuar Haxhiun nga pozita e nënkryetarit të kësaj dege.

Në një bisedë, Haxhiu shprehet i mllefosur me Lushtakun derisa e kritikon atë për parregullsi të shumta.

Haxhiu thotë se atë e ka zgjedhur populli, dhe se do të vazhdojë tutje derisa të ketë mbështetjen e tyre.

Ai konsideron se Lushtaku i frikësohet autoritetit të tij.

“Unë nuk ja bëjë ‘rrafsh’ as Sami Lushtakut e asnjë lideri politik. Kryesia e PDK-së në Skenderaj nuk ka mbajt mbledhje të rregullt dhe as nuk është ftuar mbledhja e kryesisë në mënyrë të rregullt. Sami Lushtaku me djalë të tij e me ndonjë jaran ka mundur me u mbledhë, sepse tani kemi zgjedhjet brenda partisë dhe i frikësohen autoritetit tim dhe kjo është arsyeja kryesore dhe ata anëtarë asambleistë nuk po dinë kë kanë menduar ta largojnë që nuk i shkojnë atij për shtati, por duhet me pas parasysh që kryesuesja e asamblesë është e PDK-së edhe PDK me asamble në Skenderaj i ka 19- të asambleistë edhe është parti fituese në Skenderaj. Ato gjërat tjera se dikush i frikësohet garës demokratike dhe dëshiron të krijojë opinion përpara fillimit të zgjedhjeve brenda partisë dhe është çështje që nuk guxojnë me u përballë me elektoratin.”, ka thënë Haxhiu.

Nga ana e tij, Haxhiu shprehet i gatshëm të kandidojë edhe për të parin e kësaj partie në këtë komunë.

“Unë kam shumë kërkesa prej nëndegëve të PDK-së, prej anëtarësisë, me zhvillu demokracinë në mënyrën e duhur edhe ndoshta me udhëheqë. Nuk është Partia Demokratike mbretëri e askujt që me sundu dikush. Mund të jem kandidat për kryetar, nuk mundem me i rezistu dëshirave të votuesve në Skenderaj pasi që tre herë radhazi jam deputeti më i votuar në tri palë zgjedhje”, ka theksuar ai.

Ndryshe, në arsyetimin e propozimit, të votuar unanimisht, Sami Lushtaku ka thënë se Haxhiu ka nxitur përçarje brenda PDK-së dhe nuk ka përfillur vendimet dhe qëndrimet politike të organeve legjitime të PDK-së dega në Skenderaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat