Berisha: Mjekët të kënaqur me përmirësimin e shëndetit të Isa Mustafës

Aktuale

Berisha: Mjekët të kënaqur me përmirësimin e shëndetit të Isa Mustafës

Më: 23 janar 2018 Në ora: 20:54
Isa Mustafa

Besnik Berisha, këshilltar i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një prononcim, thotë se gjendja shëndetësore e kreut të LDK-së, Isa Mustafa, është rikuperuar dhe se atij i është rekomanduar intensifikim i terapisë fizikale.

“Pas një ekzaminimi të detajuar të z. Mustafa, të kryer nga mjekët në Gjermani para pak ditësh, rezulton se tashmë kemi të bëjmë me një gjendje shëndetësore të rikuperuar për z. Mustafa”, ka thënë Berishaa.

“Të kënaqur me rezultatin e trajtimin dhe progresin e arritur, mjekët, për në ditët në vijim kanë rekomanduar të intensifikohet dhe me shumë terapia fizikale, e cila çdo ditë e më shumë po jep rezultate të kënaqshme” , ka treguar ai. 

Sipas tij, kjo dinamikë pritet të zgjasë deri në një vlerësim tjetër të specialisteve që udhëheqin me trajtimin mjekësor të Mustafës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat