Ish agjenti i SHIK-ut dhe eprori i lartë i G2-ZKZ, tregon një sekret për rrahjen e Gjergj Dedajt në Qirez

Aktuale

Ish agjenti i SHIK-ut dhe eprori i lartë i G2-ZKZ, tregon një sekret për rrahjen e Gjergj Dedajt në Qirez

Nga: P.R Më: 23 janar 2018 Në ora: 21:48
Kohë më parë, Gjergj Dedaj, tash zëvendësministër kishte akuzuar Thaçin se e kishte rrahur në vitin 1998.

Isha agjenti i SHIK-ut dhe eprori i lartë i G2-ZKZ, Naim Miftari, përmes një postimi në facebook, ka zbuluar një sekret, që sipas tij kishte ndodhur gjatë rrahjes së Gjergj Dedajt në Qirez.

Image
Naim Miftari

“Një sekret pse dhe ku u rreh Gjergj Dedaj gjate arrestimit të disa delegatëve të LDK që kishin ardhur në Qirez ata i kanë ndarë në disa grupe nga UÇK me urdher të Hashimit, Sabitit .......në grupe të vogla dhe Gjergji kishte pasur fat ta dërgonin në shkollën fillore në Baic ku ishte një baza e UÇK dhe njeri nga ushtarët i kishte provokuar me humor se a keni muajt o burra dhe a jeni për kafe tjerët delegat të LDK kishin heshtur nga frika por Gjergji jon i dashur trimi jon kishte kërkuar një Kapuqino dhe tek pastaj tre persona të armatosur e kishin rreh shpulla ku Gjergj jon i dashur kishte nejtur stoikisht gaditun si nxënësi para profesorëve. Përpos kollabllak shpullave qe i kishte pranuar me trimëri  (i kishte faqet e plota) dhe disa shkelmave nuk u rreh apo malltretu ma shumë Gjergji e din mirë kush e ka rreh”, ka shkruar Miftari, përcjellë “Bota sot”.

Kujtojmë se kohë më parë, Gjergj Dedaj, tash zëvendësministër kishte akuzuar Thaçin se e kishte rrahur në vitin 1998.

“Në vitin 1998 Thaçi e ka ndalur delegacionin e shtetit të Kosovës. Unë isha nënkryetar i Kuvendit. Ishim në vizitë në zonat e luftës. Na ka ndalu Hashim Thaçi me njerëzit e tij. Tha, jeni të arrestuar. Arsyeja, thjesht që jeni parti që e përkrahni Ibrahim Rugovën. Ka pas maltretim fizik, psikik, moral…disa anëtarë të delegacionit janë torturu edhe fizikisht. Edhe unë jam maltretu fizikisht. Ai edhe na ka marrë në pyetje, na ka bërë presion. Është një krim, e jo një incident”, kishte rrëfyer Dedaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat