Haxhiu tregon arsyen pse VV është kundër shfuqizimit të Speciales

Aktuale

Haxhiu tregon arsyen pse VV është kundër shfuqizimit të Speciales

Më: 23 janar 2018 Në ora: 22:38
Albulena Haxhiu

Vota e Vetëvendosjes është kundër versioni të iniciativës së PDK-së për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu në Rubikon ka thënë se qëndrimi prapa i Hashim Thaçit dhe ndjekja e qëllimeve personale bën që kjo të jetë nismë jo serioze.

Ajo theksoi se si parti presin qasje serioze nga presidenti Thaçi.

“Në të kaluarën deputetët janë konsideruar si mjet votimi kur u është kërkuar nga Thaçi, Veseli a Mustafa. Atëherë bëhej presion në vazhdimësi, atëherë nuk thoshin se janë deputetë ndërsa sot po flitet për integritetin e deputetëve. Kjo është e rrezikshme, kjo nuk e shfuqizon Gjykatën Speciale. Kjo nuk është për të mirën e Ushtrisë Çlirimtare por për interesa personale”, ka thënë Haxhiu.

“Presim nga Hashim Thaçi që të ketë qasje serioze. Vetëvendosje nuk mund të përkrahë nisma që janë private”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat