Pas Kamishit, reagon edhe një anëtar i shkarkuar i PDK-së në Skenderaj

Aktuale

Pas Kamishit, reagon edhe një anëtar i shkarkuar i PDK-së në Skenderaj

Më: 23 janar 2018 Në ora: 22:57
Ilir Ejupi

Pasi Kryesia e Degës së PDK-së në Skenderaj vendosi të shkarkojë Bekim Haxhiun dhe shtatë anëtarë të tjerë të saj në këtë degë, ka reaguar njëri nga anëtarët e shkarkuar.

Ilir Ejupi, asamblist në Kuvendin Komunal të Skenderajt dhe anëtar i degës së PDK-së në Skenderaj, ka thënë se shkarkimi i tij nga PDK-ja është bërë me vendim të “disa individëve që tentojnë të ngulfatin lirinë e të vepruarit ndryshe”.

Ejupi ka akuzuar një grup të caktuar njerëzish brenda PDK-së në Skenderaj për prishje të demokracisë brenda partisë.

Reagimi i plotë i asamblistit të PDK-së Ilir Ejupi:

Të dashur miq, bashkëfshatar, të rinjë dhe të reja të PDK-s,

Lajmi për gjoja shkarkimin tim dhe 7 Asambleisteve nga PDK-ja është vendim i disa individeve dhe grupeve të ngushta brenda PDK-s-Dega Skenderaj, të cilët jan duke tentuar t’a ngulfatin lirinë e të menduarit dhe të vepruarit ndryshe, gjëra të cilat jan të garantuara në një vend të lire dhe demokratit. Të menduarit ndryshe, brenda një organizate politike nuk është shkelje e statutit dhe rregullave të një partije.

Gjithashtu ju informoj së unë jamë pjesë e Kryesisë së RDK-s-Dega Skenderaj dhe po nga ky organ kam qenë i propozuar që të jem pjesë e listes së PDK-së për Asamble Komunale, më shumicë të votave nga anëtaret e Kryesisë së RDK-së. Prandaj, ka qenë vullneti i të rinjvë që unë të jem përfaqësues i tyre në Asamblen Komunale të Skenderajt. Premtimi im ka qenë që do të jem zeri i të rinjve, ku edhe ju kam qendruar besnik të rinjvë të PDK-së duke e votuar Fatbardha Halitin për Kryesuese të Kuvendit Komunal të Skenderajt, sepse ajo eshte njëra prej të rinjvë të PDK-së dhe të Skenderajt.

Të dashur miq dua te ju informoj qe ne, Asambleistet e PDK-s e kemi zgjedhur Kryesuese te Kuvendit Fatbardha Halitin, e cila është Asambleiste nga radhet e PDK-s. Pra ne kemi zgjedhur Kryesuese Asambleisten e PDK-s. Gjithashtu duhet t’a keni te çartë se nuk kemi qene vetem 7 Asambleist për zgjedhjen e Fatbardha Halitit Kryesuese, por kan qenë edhe asambleist të tjerë nga radhet e PDK-s. Te dashur votues, anëtar te PDK-së, ne veçanti te rinjë te PDK-s dhe ju te cilet me njihni mua dhe i dini parimet e mija politike, asnjëhere nuk kam vepruar kunder statutit te partisë. Arsyet pse e kam votuar Fatbardha Halitin (Asambleiste e PDK-s) per Kryesuese jan:

1. Besimi ne përfaqesimin e te rinjvë nepër pozita te larta politike, jo perkrahja e njerëzve te njejtë qe 18 vite.

2. Propozimi për zgjedhjen e Ismet Salihut Kryesues, nuk ka qenë vendim i Kryesisë dhe organeve te partisë, por i disa individeve dhe grupeve brenda partisë.

Andaj të dashur miq, përkrahës të PDK-së dhe ju të cilët duke më votu më keni renditur në njerin nga 7 Asambleistet më të votuar të PDK-së ju premtoj së do të jem zeri i kërkesave dhe shqetësimëve tuaja në Asamblen Komunale të Skenderajt. JU jeni ata të cilët më keni dhen besimin për të ju përfaqësuar dhe ju jeni ata të cilët mund të m’a merrni këtë besim, si në strukturat e partisë ashtu edhe në Asamble pas 4 viteve.

Por, për një gjë ju premtoj së asnjëherë nuk do të shkeli mbi besimin të cilin m’a keni deleguar, duke ju përfaqësuar denjësisht në Asamblen Komunale të Skenderajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat