Xhelal Sveçla tregon nëse po ndahet Lëvizja Vetëvendosje

Aktuale

Xhelal Sveçla tregon nëse po ndahet Lëvizja Vetëvendosje

Më: 23 janar 2018 Në ora: 23:15
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka mohuar mundësinë e ndarjes së kësaj organizate politike, kurse për Shpend Ahmetin tha se nuk është deklaruar ende për cilin opsion ështw.

Sveçla ka thënë se mund të ketë largime të disa figurave kryesore nga Vetëvendosje, por ka përjashtuar mundësinë e ndarjes të Lëvizjes.

“Shpend Ahmeti ka marrë pjesë në votim për kryetar, por nuk është deklaruar ende. Ai ka shprehur disa pakënaqësi. Mund të largohen disa nga figurat kryesore të Vetëvendosje. Ish kryetari, ish-sekretari dhe njëri nga nënkryetarët dhe disa deputetë. Por në asnjë mënyrë nuk bëhet fjalë për ndarje të Lëvizjes Vetëvendosje. Mund të ketë dalje nga VV të disa figurave”, tha Sveçla.

Sveçla ka thënë se brenda subjektit të tyre ka dallime, por jo dallime të mëdha substanciale.

“Dallimet që kanë reflektuar më shumë kanë të bëjnë se si duhet të menaxhohet një subjekt politik”, tha Sveçla.

Ai tha se ka pasur pakënaqësi se si është menaxhuar Sekretariati nga Dardan Molliqaj, duke thënë se Kurti e ka favorizuar dhe i ka dhënë hapësirë Molliqajt dhe Ymerit dhe disa të tjerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat