FSK nis aksionin për dhurim të gjakut

Aktuale

FSK nis aksionin për dhurim të gjakut

Më: 24 janar 2018 Në ora: 11:44
Dhurimi i gjakut nga FSK-ja

Pjesëtarët e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës të mërkurën dhuruan gjak në ambientet e MFSK-së.

Këtë aktivitet e kanë organizuar Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzion të Gjakut bashkë me departamentin e mjekësisë së FSK-së.

Sipas u.d të drejtoreshës së QKKTGJ Bukurie Zhubi, pjesëtarët e FSK-së janë bërë një shembull i mirë për të ndihmuar qytetarët e Kosovës dhe të ngritjes së vetëdijes tek qytetarët që t’i përgjigjen aksionit humanitar për dhurimin e gjakut dhe aksioneve dhe iniciativave të tilla humanitare.

Këtë aktivitet e kanë organizuar Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzion të Gjakut bashkë me departamentin e mjekësisë së FSK-së .

Sipas u.d të drejtoreshës së QKKTGJ Bukurie Zhubi pjesëtarët e FSK-së janë bërë një shembull i mirë për të ndihmuar qytetarët e Kosovës dhe të ngritjes së vetëdijes tek qytetarët që t’i përgjigjen aksionit humanitar për dhurimin e gjakut dhe aksioneve dhe iniciativave të tilla humanitare, njofton Klan Kosova.

Bashkë me pjesëtarët gjak dha edhe zëvendësministri Burim Ramadani i cili deklaroi se FSK gjithmonë i përgjigjet jo vetëm aksioneve të organizuara për dhurim të gjakut por edhe sa herë që ka nevojë dhe thirje për ndihmë për të dhuruar gjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat