Mushkolaj: Grupi i të dorëhequrve në Vetëvendosje nuk është i plotë pa Shpend Ahmetin

Aktuale

Mushkolaj: Grupi i të dorëhequrve në Vetëvendosje nuk është i plotë pa Shpend Ahmetin

Më: 25 janar 2018 Në ora: 19:25
Imer Mushkolaj

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka thënë se deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, nuk mund të akuzohet se ka bërë veprime krye në vete, kur ka nxjerrë njerëz nga veturat gjatë protestave të Lëvizjes vetëvendosje dhe kur i ka dhënë ultimatume policisë.

Në Info Magazine, Mushkolaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është ndarë, por grupi i të dorëhequrve nuk është i plotë pa dhënë dorëheqje edhe Shpend Ahmeti.

“Nëse Ahmeti dorëhiqet dhe i bashkohet grupit të larguarve, ky grup merr rëndësi dhe formë”.

“Ai është treguar i kujdesshëm, por nuk është se nuk ka thënë gjëra të pathëna. Ai është një prej njerëzve që shpreson se mund të rregullohen gjërat”.

“Ahmeti ka qenë një ndër më të votuarit në vend. Deklarata e tij e sotme ishte një lloj larje nga ajo që është thënë për të. Kjo deklaratë nuk është korrekte, kur tha se nuk ka pasur ambicie për kryetar të Lëvizjes.”

“Ai është parë si një person që do të mund ta drejtonte Lëvizjen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat