Sherifi, Konjufcës: ‘Bari’ të çon peshë, më shumë se rakia, iu kish dërgu në orgji seksuale

Aktuale

Sherifi, Konjufcës: ‘Bari’ të çon peshë, më shumë se rakia, iu kish dërgu në orgji seksuale

Më: 26 janar 2018 Në ora: 11:42
Bilall Sherifi

Shefi i deputetëve të Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosjen për përdorim të lëndëve narkotike, pasi sipas tij, këtë vet aktivistët e tyre e kanë thënë. Derisa Kuvendi sipas tij, po e bënë gjyqin për Gashin.

Sherifi: Glauk, rakia ndikon më pak se bari juaj që iu ka dërgu në orgji seksuale

“Çka dëgjuam sot këtu, një aktakuzë, një aheng është shndërruar në sallë gjyqi, në njërën anë kemi një prokuror, këtu e patëm një dëshmitar që nuk ka qenë aty, derisa deputetët, juria në fund një vendim e kishin përgatitur që e kishin quajtur rezolutë. Aktakuzën ai, dëshmitari këndej, deputetët juria të votojnë janë apo nuk janë fajtor....Glauku thotë se aty ka parë raki, yndyrë dhe ajo i ka hallakat dhe njerëzit kanë nisur të gjuajën. Glauk besoni që më pak ndikon rakia se bari, më pak ndikon rakia dhe yndyra se bari. Bari të qon, bari juaj që iu kish dërgu në orgji seksuale e kam fjalën që ju e keni thënë, jo unë. Merru me ata të juajt. Mos e teproni, së paku atë çka kemi dëgjuar këto dy javë ua kanë këtë të drejt të moralizoni”, tha Sherifi.

Sherifi ka akuzuar edhe kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit se e interpretojnë rregullorën ashtu siq iu tekët atyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat