Transformimi i FSK-së në FAK, Maqedonia respekton qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare

Aktuale

Transformimi i FSK-së në FAK, Maqedonia respekton qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 11:33
Pamje nga video

(E plotësuar) - Ministrja e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Radmila Shekerinska-Jankovska, ka deklaruar se Maqedonia përkrahë qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare që transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur të bëhet ne ndryshime kushtetuese.

Këto komente ajo i bëri gjatë vizitës në ministrinë e FSK-së, ku është pritur me një ceremoni  ushtarake.

Shekerinska-Jankovska dhe Berisha vazhduan me takimin e përbashkët, pastaj vazhduan edhe me takimin dypalësh në mes dy delegacioneve.

Kurse, në konferencën për media, ministrja e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Radmila Shekerinska-Jankovska tha se është vizita  saj e parë në Prishtinë dhe kjo është dëshmi se në çfarë periudhe të vështirë kanë kaluar dy vendet tona por edhe rajoni, kurse, vetëm këto dy muaj ka pas dy takim me ministrin, gjë që dëshmon se sa dy qeveritë janë të përcaktuara në ndërtimin e marrëdhënieve miqësore.

Sipas saj, bashkëpunimin do ta dëshmojnë edhe gjatë këtij viti ku do të mbahet edhe seanca e përbashkët e dy qeverive.

Shekerinska-Jankovska: Respektojmë qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare

“Puna e parë që duhet ta garantojmë fqinjët është të ndihmojnë e jo a bëjnë të kundërtën, kjo do të thotë se për çështjet e ndryshme duhet të jenë të kujdesshëm, prandaj Republika e Maqedonisë çdoherë ka dëgjuar me vëmendje qëndrimin që e ka Republika e Kosovës por edhe qëndrimin që e ka bashkësia ndërkombëtare dhe për këtë arsye ne e përkrahim qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare në drejtimin e asaj se duhet të kemi parasysh të gjitha procedurat, situatën politike dhe të gjitha situatat e ndishme në rajon. Për këtë arsye ne e respektojmë qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare për arsye se ata thanë se duhet të respektohen procedurat dhe ndryshimet kushtetuese dhe në këtë pjesë ne si fqinjë të mirë nuk do të përzihemi, por për të gjitha hapat që do të ndërmerren ne jemi të gatshëm ta japim përvojën tonë dhe të japim kontributin tonë“, tha ajo.

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha tha se kanë biseduar për bashkëpunim që e kanë në  fushën e arsimimit të kuadrove dhe fushën e stërvitjeve, por edhe për thellimin e bashkëpunimit, i cili do të bëhet me një marrëveshje që shpresojnë ta nënshkruajnë në muajin e ardhshëm.

Berisha: Forcë e Sigurisë do të jetë forcë profesionale

“E njoftuam ministren për objektivat dhe proceset për zgjerimin e misionit të FSK-së deri ku kemi arrit që kjo Forcë e Sigurisë do të jetë forcë multi-etnike, forcë profesionale e cila do të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve, pra diskutuam edhe për kapacitetet që ne i posedojmë, dëshirojmë që mos të jemi vetëm konsumues të sigurisë, por të jemi edhe kontribuues pro-aktiv të sigurisë, sidomos në ato fusha të cilat që ne tani i kemi arritur kapacitetet dhe i posedojmë. Ne si FSK, synojmë dhe synimi jonë është integrimi në NATO, në kuadër të kësaj sa i përket bashkëpunimit rajonal jemi të interesuar që ta avancojmë bashkëpunimin me të gjitha shtetet që janë pjesë e natës dhe shtetet tjera që aspirojnë me qenë në NATO”, tha ai.

Berisha është pyetur edhe për integrimin e komunitetit serb në FSK.

Berisha: Po integrohen mirë

“Këtë vit i kemi rekrotu rreth 34 qytetarë të Kosovës nga pjesa veriore e Kosovës dhe ata i kanë përfunduar të gjitha procedurat të parapara me ligj në kuadër të FSK-së, kanë filluar trajnimet në qendrën e trajnimeve ne Ferizaj, po integrohen mirë, janë shumë të kënaqur me fillimin e trajnimeve, me pritjen, po e ndiejnë vetën të barabartë sikur ata që janë strukturë e FSK-së. Ne edhe më tutje do vazhdojmë që FSK-ja të jetë e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, këtë e kemi dëshmuar“, tha Berisha.

Përndryshe, ministrja Shekerinska-Jankovska do të pritet edhe nga kryeministri, Ramush Haradinaj.

Ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë në FSK (Drejtpërdrejt)

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha dhe ministrja e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Radmila Shekerinska-Jankovska po mbajnë një konferencë për media, pas vizitës së kësaj të fundit në FSK.

Shekerinska-Jankovska është pritur me një ceremoni  ushtarake, pastaj ka vazhduar me takimin e ministrave, takimin i përbashkët dypalësh në mes dy delegacioneve dhe tanimë konferenca.

Shekerinska-Jankovska do të pritet edhe nga kryeministri, Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat