Vatranët dhe të rinjtë të interesuar për projektet e Ministrisë

Aktuale

Vatranët dhe të rinjtë të interesuar për projektet e Ministrisë

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 18:01

Në vazhdën e takimeve të vizitës së Ministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe njëkohësisht zv. Kryeministrit të Kosovës, z. Dardan Gashi, u realizuan takime me njërën nga shoqatat më të vjetra shqiptare në Diasporë, përkatësisht me kryesinë e kësaj shoqate, si dhe me profesionistët e rinj shqiptarë nga New Yorku.

Gjatë takimit me drejtuesit e shoqatës pan shqiptare të ShBA-ve në New York, Vatra, Ministri Gashi i informoi për punën e Ministrisë dhe projektet të cilat presin të realizohen gjatë këtij viti, përderisa falënderoi Vatrën dhe mbarë anëtarësinë e kësaj organizate të rëndësishme për punën e palodhshme.

Gashi i njoftoi të pranishmit për marrëveshjet e nënshkruara me Republikën e Shqipërisë të cilat lidhen drejt për së drejti me diasporën duke u koncentruar në themelimin e Qendrave të përbashkëta në diasporë ashtu që këto të shërbejnë si adresa e parë e bashkëpunimit dhe ndërveprimit institucional mes Qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë dhe bashkatdhetarëve tanë.

“Një nga qendrat kryesore kulturore për diasporën do të jetë në New York”, porositi Gashi.

Nga ana tjetër drejtuesit e Vatrës, informuan Ministrin për punën e tyre, në veçanti mësimin e gjuhës Shqipe në diasporë, të cilën e quajtën si “detyrë të shenjtë”.

Më vonë Gashi takoni edhe profesionistët e rinj shqiptar në New York, me të cilët u diskutua për projektet e punës praktike në administratën  e Qeverisë së Kosovës, shkollën e përbashkët verore që do të organizohet sivjet dhe projekte të tjera që lidhen me të rinjtë.

Së bashku u dakorduan që rinia profesioniste në diasporë, duhet të jetë motor kryesor i promovimit të vlerave dhe identitetit shqiptar në botë, si dhe promotor i shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat