A ishte kjo arseyja që Limaj mungoi në darkën e Pacollit?

Aktuale

A ishte kjo arseyja që Limaj mungoi në darkën e Pacollit?

Nga: Bota sot Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 22:34
Takimi i kabinetit qeveritar

Kabineti qeveritar i Kosovës ka qenë i ftuar në darkë nga zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli në rezidencën e tij.

Në këtë darkë ka marrë pjesë edhe Presidenti Thaçi, kryeparlamentari Veseli dhe kryeministri Haradinaj me disa ministra të tij.

Sipas raportimeve në darkë është biseduar që demarkacioni të kalojë me kusht që të përmirësohen disa gabime brenda tij.

Mirëpo, ajo se çfarë ka rënë në sy është mungesa e zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj dhe disa ministrave që vijnë nga partia e tij.

Limaj nuk është deklaruar për mungesën e tij në këtë darkë, mirëpo arsyeja e mungesës së tij mund të jetë edhe datëlindja e tij.

Zëvendëskryeministri Limaj, sot ka festuar ditëlindjen e tij të 47-të, ndërsa simpatizëntët e tij e kanë uruar atë në rrjete sociale. Limaj së fundmi kishte deklaruar se kishte marrë përsipër zgjidhjen e çështjes së demarkacionit. /BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat