Kopja e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës dërgohet në bibliotekën e Kongresit në Amerikë

Aktuale

Kopja e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës dërgohet në bibliotekën e Kongresit në Amerikë

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 17:55
Biblioteka e Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Një kopje e deklaratës së pavarësisë së Kosovës tashmë gjendet në bibliotekën e Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kopjen e deklaratës e kanë dorëzuar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli të cilët aktualisht gjenden në këtë shtet ku do të marrin pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri Pacolli nëpërmjet një postimi në Facebook të cilin e ka shoqëruar me një fotografi ku shihen bashkë me presidentin Hashim Thaçi.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Në bibliotekën e Kongresit në SHBA dorëzuam kopjen e deklaratës së pavarësisë së Kosovës. Dokumenti kryesor i shtetësisë së Kosovës tani do të ruhet edhe në këtë institucion dinjitoz të aleatit kryesor të Kosovës????????????????.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat