Ministri i Arsimit: Në 2018-ën do e jetësojmë planin për shkolla profesionale

Aktuale

Ministri i Arsimit: Në 2018-ën do e jetësojmë planin për shkolla profesionale

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 11:23
Shyqiri Bytyqi

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, gjatë pjesës së pyetjeve parlamentare, deputetja Luljeta Veselaj-Butaj e ka pyetur ministrin Shyqiri Bytyqi  se a ka MAShT-i ndonjë projekt konkret sa i përket orientimit profesional.

Në përgjigjen e tij, Bytyqi ka folur rreth strategjisë nacionale i cili projekt pritet të realizohet gjatë vitit 2018.

Ai ka bërë me dije se nga klasa e gjashtë deri tek e nënta do të bëhet vlerësimi i trekëndëshit prind-nxënës-arsimtar.

Pastaj, ka thënë ministry, do bëhet ndarja e nxënësve që do të shkojnë në gjimnaz dhe ata që do të shkojnë në shkolla profesionale.

Bytyqi ka shtuar se projekti përfshinë që një pjesë e nxënësve në shkollat profesionale të shkojnë jashtë vendit për profile të veçanta. Krejt kjo, sipas tij do të bëhet në bashkëpunim me partnerët të cilët e ndihmojnë MAShT-in në këtë projekt, raporton Indeksonline.

“Viti 2018 do të jetë vit që do të shpallet viti për strategji nacionale. Nga klasa 6 deri në 9 të futet modeli arsimor ku do bëhet vlerësimi i trekëndëshit prind-nxënës-arsimtar.  Do bëjmë ndarjen e nxënësve që do shkojnë në shkolla profesionale dhe në gjimnaz. Kemi nevojë ta kemi një fushatë vetdijësuese në mënyrë që të rinjtë tanë të përgatiten për karrierë, sepse mbizotëron ideja se vetëm nxënësit e dobët mund të shkojnë në shkolla profesionale. Planifikimi i strategjsë nacionale bën që një pjesë e madhe e këtij stafi të dërgohen jashtë vendit për profile të veçanta. Ata do të jenë bartës të shkollave profesionale. Për këtë projekt po e ndihmojnë shumë partner tanë. Kemi filluar tri projekte. Konsideroj që idenë e strategjisë nacionale do e jetësojmë në vitin 2018”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat