Gani Geci: Kosova e Shqipëria janë si Austria e Gjermania

Aktuale

Gani Geci: Kosova e Shqipëria janë si Austria e Gjermania

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 11:04
Gani Geci

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Gani Geci ka bërë një krahasim interesant për relacionet mes shtetit të Kosovës dhe shtetit të Shqipërisë.

Geci ka thënë se Kosova e Shqipëria janë si Austria e Gjermania, dy shtete, dy flamuj por një gjuhë, një kulturë dhe një gjak.

Ja postimi i Gani Gecit në Facebook

SHQIPËRIA E KOSOVA JANË SI GJERMANIA E AUSTRIA

Raportet mes  shtetit të Kosoves dhe  shtetit të Shqiperis janë tërësisht të njëjta siç janë raportet mes  Austrisë e Gjermanisë.

Prandaj a ma gjermanë janë austriakët a gjermanët?

Austriakët janë treguar deri sot shumë ma gjermanë se sa vetë gjermanët. Austriakët e flasin gjermanishten dhe jetojnë në shtëtin e tyre që quhet Austri. Ata vetit i thonë austriakë,  shtetin e tyre e mbrojnë si austriakë e  me ba me ua prek kush Gjermaninë, të parët janë austriakët që hyjnë në luftë për Gjermaninë dhe anasjelltas me ba kush me prek Austrinë, krejt gjermanët bëhen bashkë në mbrojtje të Austrisë.

Prandaj le ta kuptojnë të gjithë edhe VV edhe patriotët tjerë folkorikë se nuk jemi si dy Koretë  Jug -Veri por jemi si Gjermania dhe Austria, dy shtete me emra të ndryshëm, me flamuj të ndryshëm por që kemi një kulturë të përbashkët, një histori të njëjtë, që flasim të njëjtën gjuhë dhe që kemi një gjak!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat