Thaçi pas letrës së Trump: Kosova është me fat që ka SHBA-në shtet mik

Aktuale

Thaçi pas letrës së Trump: Kosova është me fat që ka SHBA-në shtet mik

Nga: G.B Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 11:06
Hashim Thaçi gjatë takimit me Donald Trump

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka pranuar sot letër urimi nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në prag të shënimit të dhjetëvjetorit të pavarësisë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka falënderuar Trump dhe ka thënë se Kosova është me shumë fat që ka një shtet mik të fuqishëm, si SHBA-të.

Postimi i plotë:

Sot pranova një letër urimi nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në prag të shënimit të dhjetëvjetorit të pavarësisë. E falënderoj presidentin Trump për urimet e përzemërta dhe përkushtimin e tij për Kosovën. Populli ynë është me shumë me fat që ka një shtet mik kaq të fuqishëm, si SHBA-të. HTH.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat