Performojnë së bashku bendi i Forcave Ajrore Amerikane dhe ai i FSK-së

Aktuale

Performojnë së bashku bendi i Forcave Ajrore Amerikane dhe ai i FSK-së

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 16:14
Bendi i Forcave Ajrore Amerikane dhe ai i FSK-së

Sot në hollin e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, para punonjësve të MFSK-së, me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Bendi muzikor i Forcave Ajrore të Ushtrisë Amerikane për Evropë së bashku me Orkestrën frymore të FSK-së, ekzekutuan muzikë të larmishme.

Sipas një komunikate të ministrisë së FSK-së, për të përcjellë shfaqjen ishin të pranishëm zëvendësministri Burim Ramadani, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjeneral brigade Zymer Halimi, sekretari i përgjithshëm i MFSK-së, Shkëlzen Sylaj, si dhe stafi ministrisë.

Me këtë rast, zëvendësministri Burim Ramadani dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama kanë falënderuar Bendin e Forcave Ajrore të SHBA-ve për Evropë, për paraqitjen e shkëlqyeshme, në vigjilje të një ngjarje të rëndësishme në Kosovë siç është shënimi i përvjetorit të 10-të  të Pavarësisë së Kosovës.

Bendi nga SHBA-të dhe ai i FSK-së u përcollën me duartrokitje për paraqitjen e shkëlqyeshme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat