Sherifi: Limaj kontriboi për t’u arritur marrëveshja shtesë e cila zhbllokon vendin

Aktuale

Sherifi: Limaj kontriboi për t’u arritur marrëveshja shtesë e cila zhbllokon vendin

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 21:27
Bilall Sherifi

Shefi i grupit parlamentar i partisë NISMA Sociademekrate Bilall Sherifi ka thënë se marrëveshja për demarkimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi e nënshkruar nga Qeveritë e dy vendeve u shndërrua në një pengesë të pa kapërcyeshme në rrugën e integrimeve Euro Atllantike.

Sherifi ka theksuar se Limaj është angazhuar që të japë kontributin e tij në funksion të gjetjes së një zgjidhje përmes së cilës Mali i Zi dhe Kosova do të nënshkruanin një dokument shtesë.

“Duke e parë që kjo marrëveshje si e tillë nuk kishte mbështetjen e mjaftueshme në Kuvend për t’u ratifikuar, Fatmir Limaj në cilësinë e Zëvendëskryeministrit të qeverisë së Kosovës, i mandatuar nga kryeministri z. Haradinaj është angazhuar që të japë kontributin e tij në funksion të gjetjes së një zgjidhje përmes së cilës Mali i Zi dhe Kosova do të nënshkruanin një dokument shtesë i cili do t’i obligonte dy vendet tona që pas ratifikimit të marrëveshjes, e njejta do të rishikohet në pjesët në të cilat janë ngritur dilema” ka deklaruar Sherifi.

Më tej ai ka shtuar se tanimë siç është informuar edhe publiku i gjërë përmes dokumentit të nënshkruar nga presidentët e dy shteteve, Filip Vujanoviq dhe Hashim Thaçi kjo gjë është arritur.

Ndërkaq, konsensusin për votim të kësaj marrëveshje e kanë shprehur të gjitha subjektet politike në një takim me presidentin Thaçi dhe ambasadorët e vendeve të Quintit, ku janë zotuar se deputetët e tyre do të votojnë pro kalimit të marrëveshjes që i jep fund izolimit të qytetarëve kosovarë për të udhëtuar pa viza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat