Thaçi, në fjalimin e tij në shesh fajëson politikanët për dështimin e ushtrisë

Aktuale

Thaçi, në fjalimin e tij në shesh fajëson politikanët për dështimin e ushtrisë

Nga: A.S Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 13:49
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, edhe në fjalimin e tij në parakalimin e FSK-së në shesh për nder të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka bërë politik me ekzistencën e këtij institucioni.

Ai ka akuzuar politikanët që sipas tij, dështuan të bënin transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

“Herën e fundit kur kishin nja parakalim të FSK-së, ishte para  4 viteve, në njërën anë po festonim gjatë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa në anën tjetër FSK i kishte bërë të gjitha përgatitjet për tu shndërruar në forca të armatosura të Kosovës. Fatkeqësisht ne si faktor politik i Kosovës nuk ishim aso kohe në gjendje që ti përcjellim si duhet në hapa forcat e armatosura të Kosovës, por tani gjërat kanë ndryshuar në Kosove”, ka thënë Thaçi.

Ai më tej ka folur edhe për sakrificat e popullit për pavarësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat