Ish deputeti tregon si të arrihet konsensus për të votuar Demarkacionin

Aktuale

Ish deputeti tregon si të arrihet konsensus për të votuar Demarkacionin

Nga: G.B Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 16:32
Kuvendi i Kosovës

Ish deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta ka thënë se derisa partitë s’po gjejnë konsensus për marrëveshjen e Demarkacionit, shtetet e Quintit dhe BE kërkojnë që të votohet kjo marrëveshje.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka  treguar se si duhet të veprohet që të arrihet konsensusi e si të procedohet kjo çështje, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Ndërkohë që Partitë Politike shqiptare të Parlamentit të Kosovës, s’po gjejnë konsensus (!?) - Shtetet e Quintit sikur edhe BE, kanë qëndrim konsensual, “Të votohet Marrëveshja e Demarkacionit – sidomos tash, kur kemi edhe plotësimet e saj, me Marrëveshjen e Presidentëve”! 
- Në anën tjetër, qëndrojnë Serbia, Rusia dhe Lista Serbe, të cilat gjithashtu kanë arritur konsensus: “Duhet minuar procesi i Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, me çdo formë e mjet - dhe jo vetëm demarkacioni...”!

Si të arrihet konsensusi mes shqiptarëve?

E para: Parlamenti, s’mund të votojë një Projektligj kontradiktorë për Demarkacionin, në të cilin përfshihen Raportet që thonë se “Kufiri është këtu, por edhe Raporte që thonë se Kufiri është edhe atje, atje lart, e pak ma tutje...!?

Si të procedohet, atëherë?

E vetmja formë serioze është: Të gjitha Raportet, përfshirë edhe atë të Komisionit të udhëhequr nga z.Bulliqi, Raporti me të gjeturat e konstatimet e Komisionit të z. Meha, Raporti dhe të gjeturat e State Departamentit Amerikan, Raporti dhe të gjeturat e Akademisë së Shkencave, gjegjësisht z. Hivzi Islami, Raporti dhe të gjeturat e Komisionit miks Ndërkombëtarë të ekspertëve Gjermanë, Amerikan, e Britanik (që kishte angazhuar Presidentja Jahjaga) – pra të gjitha këto Raporte, mund dhe duhet ti ofrohen si dokumentacion shtesë e përcjellës, deputeteve. Pastaj ata vendosin!
- Saktësia e njërit apo tjetrit Raport, do te vërtetohet gjate procesit dy palësh të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, ashtu si e parasheh deri në detaje, Marrëveshja mes Presidenteve, sikurse edhe vet Projekt Ligji për Demarkacionit, në 3 pika të saj, respektivisht Marrëveshja e vitit 2015! 
Kaq konsensus procedural, mund dhe duhet të arrihet, qysh sot, mes të gjitha partive shqiptare!
Besojë, se kjo qasje, krijon hapësirë serioze, edhe për të dy krahët e “Lëvizjes Vetëvendosje”, që ti bashkëngjiten partive tjera shqiptare, të votojnë po ashtu për - e të përfundojë ky teatër absurd, që po ngulfat vendin sikurse edhe perspektivën e çdo njërit qytetarë të vendit!
Përndryshe, siç e thamë, po del që t’jemi të gjithë bashkë, Argat të pa paguar të Serbisë, të Rusisë dhe Listës Serbe: të cilat po punojnë hapur e pa nda, për ta minuar procesin e shtetndërtimit, të Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, e kundër çdo akti që e qon Kosovën përpara drejtë Integrimeve Euro-Atlantike!

"Sooner rather than later you've got to say enough's enough.”, pat thane Presidenti Amerikan, George Bush!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat