Flet Abdixhiu pas marrëveshjes: Lajm i mirë për Kosovën, Republika fiton sot

Aktuale

Flet Abdixhiu pas marrëveshjes: Lajm i mirë për Kosovën, Republika fiton sot

Nga: G.B Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 14:27
Deputetët e LDK-së

Është arritur marrëveshja për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, me propozimin e LDK-së.

Pas kësaj ka reaguar deputeti i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se ky është lajm i mirë për Kosovë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se arritja e kësaj marrëveshje është fund i viteve të humbura dhe fillim i mundësisë për lëvizje të lirë.

Postimi i plotë:

Arritja e marrëveshjes mbi propozomin e LDK-së është lajm i mirë për Kosovën. Është fund i viteve të humbura pakuptim, e fillim i mundësisë për lëvizje të lirë. Republika fiton sot.

Një falenderim të veçantë gjithë qytetarëve që na mbështetën në vazhdimësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat