“Koalicioni të mos humbë kohë me Listën Serbe, të bisedojë ditë e natë me VV-në”

Aktuale

“Koalicioni të mos humbë kohë me Listën Serbe, të bisedojë ditë e natë me VV-në”

Nga: G.B Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 16:02
Kuvendi i Kosovës

Ish deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta ka thënë se koalicioni qeverisës nuk duhet të humbë kohë me Listën Serbe por të bisedojë ditë e natë me Vetëvendosjen, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se nuk ka vend për komoditet të askujt, përderisa s’po arrijnë konsensus shqiptar për çështjen e demarkacionit.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Demarkacioni: “Vetëvendosja” e barrikaduar dhe Koalicioni Qeverisës, qo po shpreson në mëshirën e Listës Serbe!?

S‘ka vend për komoditet të askujt, përderisa s’po arrijmë konsensus shqiptar për çështje të Demarkacionit, çështje e cila tejkalon caqet, siç është ta zëmë Liberalizimi! 
- Tek Demarkacioni me Malin e Zi, fjala është në fakt kryekëput për shtetndërtimin, për përkufizimin (me vule ndërkombëtare) të kufijve të Republikës sonë - dhe natyrisht, edhe të përcaktimit gjeostrategjik definitiv e pa ekuivoke, kundër përpjekjeve dhe interesave Ruso-Serbe karshi Republikës së Kosovës!
- Dua të them se, unë besojë, se megjithatë, ka ende mjaft hapësirë, që në vend se Koalicioni Qeverisës të humbe kohë me nazet e Listës Serbe - të bisedojmë të gjithë bashkë, dite e nate - me VV-në - e të ofrojmë për te, garanci shtesë – ta zëmë, dy vende për ekspert të VV-së, në “Trupin e Përbashkët Punues”, i cili do t’i identifikojë dhe adresojë mosmarrëveshjet potenciale gjatë shënjimit të kufirit. Ky Trup, siç dihet, në mënyrë eksplicite, është i thirrur që (shprehimisht!), “të rishikojë dhe korrigjojë veçanërisht sektorët në drejtim të Çakorit dhe Kullës së Zhlepit”. 
Pra ka hapësirë, që skepsen e tyre, ta adresojmë e bashkëbisedojmë me ta - të gjithë – në mënyrë që bashkërisht, të tejkalojmë këtë hendek dhe këtë kurth që ia ndërtuam vetes.
- Vetëm kështu, do ta neutralizojmë njëherë e mirë, Listën Serbe, jo vetëm tek çështja e Demarkacionit, por edhe në të gjitha temat e mëdha të Republikës, ku ajo siç dihet, po luan lojërat, me regji e skenar të Rusisë e të Beogradit armiqësorë!

Por, edhe VV, duhet të bëjë hapa drejtë zgjidhjes dhe bashkëbisedimit me korpusin e partive shqiptare - e t’mos mburret (ngase si bënë nder!), se ajo (gjoja) qenka parimore, “se paska thënë se nuk e voton”, andaj, si gjithherë, s’ofron kurrfarë zgjidhjesh, “por thjeshtë, se voton”!? - Qoftë, edhe duke mbështet kështu, me vetëdije - sado që pa dashje - në të njëtat pozita, me armiqtë e përbetuar të Kosovës! Pozicionim në stilin, “Sherri i nuses, m’vdektë djali!!!?
- S'kanë asnjë arsye me na e falë gjeneratat, asnjërin, nëse s'përafrohemi dhe bëjmë zgjidhje...!

Andaj, ejani të gjithë, që bashkërisht, ta tejkalojmë veten tonë, në mënyrë që edhe Kosova - Republika jonë - të ec lirshëm drejt sfidave tjera reale, drejt Bashkimit Europian, drejt shtetit ligjorë, zhvillimit e mirëqenies!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat