Detaji interesant i veshjes së ndërkombëtarëve dhe liderëve të Kosovës

Aktuale

Detaji interesant i veshjes së ndërkombëtarëve dhe liderëve të Kosovës

Nga: G.B Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 21:53
Jean Claude Juncker, Johannes Hahn, Federica Mogherini, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Sot në Kosovë kanë qëndruar presidenti i  Komisionit Evropian Jean Claude Juncker, komisioneri Johannes Hahn dhe shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

Ata u takuan me krerët e shtetit, presidentin Thaçi, kryeministrin Haradinaj dhe kryetarin e Kuvendit Veselin dhe ministrin e jashtëm Pacollin.

E gjatë këtij takimi përpos çështjeve që u diskutuan, vëmendje morën edhe veshjet e tyre, shkruan Bota sot.

Në fotot e publikuara, Juncker, Thaçi, Veseli, Haradinaj dhe Pacolli kishin vënë kollare me ngjyrë blu, e të njëjtën ngjyrë kishte edhe xhaketën Federica Mogherini, ndërsa që ai që dallohej ishte Hanh i cili mbante kollare me ngjyrë të verdhë.

Ngjyra blu ishte ajo që dominoi tek të gjithë, e se a ka qenë e qëllimshme apo rastësi, nuk dihet./BS/

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat