Remi: Qarqe ‘intelegjente’ koordinuan shkatërrimin e institucioneve

Aktuale

Remi: Qarqe ‘intelegjente’ koordinuan shkatërrimin e institucioneve

Nga: H.O. Më: 4 mars 2018 Në ora: 18:46
Rrustem Mustafa-Remi

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi ka thënë se qarqe të ndryshme intelegjente janë kordinuar për të defunksionalizuar institucionet e shtetit.

Ai i ka përmendur edhe institucionet që sipas tij janë defunskionalizuar nga këto qarqe.

Postimi i plotë:

Mendoj se ka pasur një koordinim të aktiviteteve të qarqeve “inteligjente” në funksion të konspirimit për të defunksionalizuar gjithë ato institucione te krijuara me mund si gjykatat, universitetet dhe gjithçka qe frymonte zhvillim dhe ecje për së mbari.

Më konkretisht,

1. Defunksionalizimi i gjykatave të drejtësisë,

2. Gjyqi i popullit (opinjonet populliste) që si “radio dreqi” prodhojnë e përhapin tematika për probleme të paqena,

3. Përdorimi i kartës institucionale për të hapur rrugën për shpërdorime dhe aktivitete mafioze me qëllim defunksionalizimin e aseteve publike dhe shoqërore.

Unë besoj në vlerat e lirisë dhe se tani më shumë se kurrë do të jenë të qarta të gjitha të ligat që e kanë rënduar mbi vlerat e lirisë. Do të iluminohen të bëmat për të parë se si në mënyrë të orkestruar kanë sulmuar me të pavërteta dhe gjysmë të vërteta, jo vetem shteti mbi të cilin fituam, por edhe organizime nga mbrenda shumë më të ndërlikuara se vet shtetit armik./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat