Kosova është djepi i Serbisë, BIK reagon ndaj myftiut Jusufspasiq

Aktuale

Kosova është djepi i Serbisë, BIK reagon ndaj myftiut Jusufspasiq

Më: 5 mars 2018 Në ora: 16:15
Myftiu i Beogradit Jusufspahiq

Deklarimi i të ashtuquajturit Myftiu i Beogradit Jusufspahiq që Kosova është Serbi, për Kryesinë e BIK-ut, besimtarët myslimanë të Kosovës dhe ata të Kosovës Lindore, si dhe për gjithë popullin e Kosovës është treguesi më i mirë për politizimin e fesë për interesa të ulëta e meskine të një njeriu që veten e quan myfti dhe që me vetëdije është vënë në shërbim të politikës serbe.

Politika serbe, siç dihet, ka qenë antishqiptare, antiboshnjake e antimyslimane, përse më së miri dëshmuan luftërat e gjenocidi që ka bërë Serbia e Millosheviqit gjatë viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar në Kosovë e Bosnjë, përse është gjykuar nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte, thuhet në reagim.

BIK ia bën me dije të ashtuquajturit Myfti të Beogradit se Kosova kurrë s’ka qenë pjesë e Serbisë e aq më pak djep i Serbisë.

““Myftiu” i Beogradit edhe mund t’ia bëjë ndonjë argat politikës zyrtare serbe siç  edhe e  thotë në rastin e Gambisë, por një duhet ta kuptojë njëherë e përgjithmonë  se pavarësia dhe shtetësia e Kosovës janë arritje që nuk bëjnë kurrë prapakthim”, thuhet më tej në reagim.  

Për më tepër BIK konsideron se deklaratat e Jusufspahiqit nuk janë qëndrime të besimtarëve të Sanxhakut e assesi të Kosovës Lindore, por e as myslimanëve që jetojnë në Beograd.

““Myftiu” Jusufspahiq është myfti i politikës zyrtare serbe dhe paraqet vetëm qëndrimet e  mentorëve  të tij e assesi të besimtarëve myslimanë”, përfundon reagimi i BIK-ut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat