“Hashimi ushtrinë po e do pa Republikë (FAK), sepse e pengon fakti që Rugova e themeloi FARK-un”

Aktuale

“Hashimi ushtrinë po e do pa Republikë (FAK), sepse e pengon fakti që Rugova e themeloi FARK-un”

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 5 mars 2018 Në ora: 16:34
Ilustrim

Sot në 20 vjetorin e betejës së fuqishme në Prekaz, krerët e shtetit nuk kursyen premtimet e tyre për ushtrinë e Kosovës, për të cilen thotë se do të formohet shumë shpejtë. Megjithatë premtime të tilla janë dhënë shumë herë e në raste të ndryshme.

Edhe sot kryeministri Ramush Haradinaj, e Presidenti Hashim Thaçi e përmenden formimin e ushtrisë, por pa përmendur datë dhe kohë. Madje as mënyrën se si do të formohet kur dihet se kundërshtuesit më të mëdhenj të saj kanë zënë vend në Kuvend. Lista Serbe do ta kundërshtoj fuqishëm këtë çështje.

Image
Idriz Zeqiraj

Kështu publicisti, Idriz Zeqiraj thotë se Serbia kundërshton synimin e Kosovës, për të ndërtuar ushtrinë e vet, ndërkohë që, pa votat e Listës Serbe, nuk mund të ketë ndryshime kushtetuese.

“Mbetët të shpresohet në trysninë e bashkësisë ndëkombëtare ndaj Serbisë. Dhe, kjo mund të realizohet edhe gjatë këtij viti. Por, presidenti dhe kryeministri po neglizhojnë të nismojnë bisedimet kushtetuese, me subjektet politike serbe, për transformimin e FSK-së, në Forcë të Armatosur. Ndërsa deputetët thonë se Kosova është e gatshme për ushtrinë, madje, brenda këtij viti. Edhe Rrustem Berisha, ministër i FSK-së, ka premtuar të nisë bisedimet më përfaqësuesit e Listës Serbe, për ta pranuar ushtrinë”, thekson Zeqiraj.

Por sipas tij, edhe pse projektligji për transformimin e FSK-së, në Forca të Armatosura të Republikës të Kosovës, FARK, (Hashimi e donë pa - Republikë -, pra, FAK, sepse e pengon fakti se Ibrahim Rugova e themeloi FARK-un në vitin 1991), është përgatitur për Qeverinë, por ende nuk është dërguar.

“Mendohet se kjo do të realizohet në muajin prill. Dhe, prej andej, do t`i dorëzohet Parlamentit. Datimet e përmendura, një herë mars, tani, prill e maj, do të nisin ndryshimet për ushtrinë, lehtë mund të relativizohen. Por, megjithatë, mund të shpresohet se përgjatë këtij viti të bëhet transformimi, nga misioni civil në atë ushtarak”, ka thënë Zeqiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat