LDK takon këshilltarin e kancelares Angela Merkel

Aktuale

LDK takon këshilltarin e kancelares Angela Merkel

Nga: Bota sot Më: 6 mars 2018 Në ora: 16:39
Jan Hecker- Vjosa Osmani- Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar dhe deputetja e LDK-së, kanë takuar sot këshilltarin e kancelares Merkel për politikë të jashtme Jan Hecker.

Avdullah Hoti së bashku me deputeten Vjosa Osmani, ka treguar se e kanë falenderuar Hecker për mbështetjen e Gjermanisë dhe rolin e saj në rajo dhe më gjerë,

Ata gjithashtu kanë uruar Gjermaninë për marrëveshjen për qeverinë e re gjermane.

Postimi i plotë i Avdullah Hotit:

Sot takuam keshilltarin e Kancelares Merkel per politike te jashtme z.Jan Hecker. E falenderuam per mbeshtetjen e Gjermanise dhe rolin qe po luajne ne rajon dhe me gjere. LDK eshte ne te njejten familje te Partive Popullore Evropiane me CDU te Kancelares Merkel. Ne mbesim partneri kryesore i CDU-se ne Kosove. 
E uruam per marreveshjen per qeverine e re gjermane. Kancelarja Merkel do te vazhdoje te sjell edhe me shume siguri ne Evrope dhe me gjere ne mandatin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat