Presidenti Thaçi uron mësuesit për 7 Mars

Aktuale

Presidenti Thaçi uron mësuesit për 7 Mars

Më: 7 mars 2018 Në ora: 11:15
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar mësuesit për festën e 7 Marsit. Ai ka kujtuar mësuesit e pedagogët që kontribuan në zhvillimin e identitetit kombëtar si dhe edukimin e brezave me vlera shkencore, kulturore dhe humanitare.

“Dita Mësuesit, 7 Marsi është datë e shënuar në historinë e shkollës shqipe. Aq më shumë këtë ditë kujtojmë me respekt dhe nderim mësues e pedagogë që kontribuan në kultivimin e identitetit kombëtar dhe edukimin e brezave me vlera shkencore, kulturore dhe humanitare”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Në fund Thaçi ka shprehur konsideratën më të lartë dhe urimet për gjithë personelin arsimor në Kosovë dhe kudo ku frymon shkolla shqipe.

Pak më parë mësuesit ka uruar edhe Kryeministri Ramush Haradinaj. Ai me këtë rast ka kujtuar kohën kur zhvillohej arsimi paralel në Kosovë, duke thënë se ky është një rast unik në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat