Haxhiu: Të zvogëlohen beneficionet e zyrtarëve shtetërorë, janë të paarsyeshme

Aktuale

Haxhiu: Të zvogëlohen beneficionet e zyrtarëve shtetërorë, janë të paarsyeshme

Më: 7 mars 2018 Në ora: 12:11
Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu

(E plotësuar) - Të paarsyeshme janë vlerësuar të jenë përfitimet e ish-zyrtarëve të lartë shtetërorë në Republikën e Kosovës, me ç’rast u kërkua zvogëlimi i përfitimeve dhe beneficioneve për ta, gjatë dhe pas ushtrimit të pozitës zyrtare.

Kështu u tha gjatë dëgjimit publik "Përfitimet për ish-zyrtarët e lartë”, të Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete në bashkëpunim me KDI-në.

Gjatë këtij dëgjimi publik u prezantua edhe Raporti parlamentar që krahason praktikat me e vendet tjera të rajonit, ku del se shumica e privilegjeve (në pagë, zyrë, staf, veturë, etj.) janë pothuajse të njëjta në të gjitha vendet e rajonit, ndonëse dispozitat e disa vendeve përmbajnë variacione zgjidhjesh praktike.

Teksa ngjashmëri vërehen edhe në garantimin e pensionit, zyrës e stafit për sigurimin fizik për periudhë të caktuar kohore.

Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu theksoi se ka ardhur koha për shkurtime të përfitimeve.

Sipas saj, rregullimi i ligjeve duhet të bëhet në përputhje me rrethanat në të cilat Kosova është, duke pasur parasysh buxhetin prej 2 miliard euro. 

Haxhiu: Mbetet e pakuptimtë se si deputeti merr edhe pagë edhe shtesa

"Ka ardhur koha kur ne duhet t’i shkurtojmë disa prej përfitimeve të ish-zyrtarëve të lartë, por edhe benificionet që zyrtarët e lartë i kanë aktualisht. Edhe ne kemi shumë ligje të cilat e rregullojnë këtë fushë.  Për mua mbetet e pakuptimtë se si deputeti merr edhe pagë edhe shtesa nëpër komisione dhe seanca parlamentare. Mendoj se kjo duhet të adresohet natyrisht. Por edhe pensioni familjar që parashihet për deputetin. Do të thotë nëse deputeti vdes, pastaj të gjitha privilegjet i takojnë familjes së tij, mendoj se kjo nuk do të duhej të ishte se siç është e rregulluar tash. Pastaj sa i përket presidentit”, tha ajo.

Sipas saj edhe përfitimet për ish-presidentin duhet të rregullohen, pasi që përfshijnë një mori përfitimesh edhe për familjarët e tij, deri tek edhe bursat për fëmijët deri në moshën 26 vjeçare.

Ndërsa Albert Krasniqi nga KDI, tha se zyrtarët e lartë shtetëror në Kosovë përveç përfitimeve të shumta që kanë pas përfundimit të mandateve të tyre, këta të fundit janë përkujdesur që benificionet t’i trashëgojnë.

Krasniqi: Për më tepër janë përkujdesur që këto privilegje të trashëgohen

“Janë privilegje të pafundme për një vend, i cili ka 20 për qind të popullsisë që jetojnë me më pak se 2 euro në ditë. 35 për qind numri i papunësisë. Pra janë privilegje jashtëzakonisht të larta në krahasim me vendet të cilat kanë zhvillim të lartë ekonomik. Për më tepër janë përkujdesur që këto privilegje të trashëgohen edhe nëse ndërrojnë jetë këta zyrtarë të lartë, të kenë një mirëqenie të familjes”, u shpreh Krasniqi.

E anëtari i Komisionit për Legjislacion dhe Imunitete, Hajdar Beqa, tha se do të ishte mirë që deputetët të kenë mundësinë pas përfundimit të punës si deputetët, të kenë mundësinë të kthehen në punën e mëparshme.

Ligji për pagat, sipas deputetit Hajdar Beqa, do të ishte mënyra më e mirë për të rregulluar këto çështje. 

Beqa: Ne duhet t’i shikojmë çështjet se si janë të rregulluara në rajon

“Të gjitha këto pozita që janë cekur, deri tek ministri, konsideroj se janë pozita të rëndësishme. Tash nëse marrim zëvendësministrat dhe këshilltarët, mendoj se shumica e shteteve e kanë më mirë të rregulluar këtë çështje se sa ne. Ne duhet t’i shikojmë çështjet se si janë të rregulluara në rajon. Ne e kuptojmë buxhetin e konsoliduar të Kosovës dhe është e pamundshme me pas një mbështetje pas kryerjes së mandatit”, tha ai.

Për përfitimet e zyrtarëve të lartë në vendet e rajonit, pas përfundimit të mandatit të tyre më detajisht ka folur Visar Reshiti nga Demokracia Plus, me ç’rast bëri të ditur se kanë trajtuar 11 pozita, për 7 vende, duke përfshirë edhe Kosovën.

Sipas tij, pozitat që janë krahasuar, si ajo e presidentit, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, prokurorit të Shtetit, kryetarit të Gjykatës Supreme, drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës, ministrave, zëvendësministrave, pozita e deputetëve dhe  këshilltarëve vënë në pah se vetëm pozita e këshilltarit nuk ka përfitime.

Reshiti: Në Kosovë, 10 pozitat kanë përfitime, ku vetëm pozita e këshilltarit nuk ka

“Nëse i krahasojmë 11 pozitat sipas vendeve, e shohim se në Kosovë, 10 pozitat kanë përfitime, ku vetëm pozita e këshilltarit nuk ka përfitime. Në Shqipëri të gjitha pozitat që ne I kemi selektuar në punim, kanë përfitime. Bile nëse e shihni ligjin për pensione në Shqipëri, suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit, ka një numër të madh të pozitave, sepse ata që përfitojnë nga pensioni suplementar janë të ndarë në dy grupe”, theksoi ai.

Reshitaj bëri të ditur se ish zëvendësministri nuk ka përfitime në shumicën e vendeve me përjashtim të Kosovës dhe Serbisë.

Ndryshe, vendet e analizuara janë: Kosova, Shqipëria, Bosnja, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia. Ndërsa pozitat që janë krahasuar janë: ajo e presidentit, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, prokurorit të Shtetit, kryetarit të Gjykatës Supreme, drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës, ministrave, zëvendësministrave, pozita e deputetëve dhe këshilltarëve.

***

Shumica e privilegjeve (në pagë, zyrë, staf, veturë, etj) janë pothuajse të njëjta në të gjitha vendet e rajonit, ndonëse dispozitat e disa vendeve përmbajnë variacione zgjidhjesh praktike.

Ngjashmëri vërehen edhe në garantimin e pensionit, zyrës e stafit për sigurimin fizik për periudhë të caktuar kohore. Kështu u tha gjatë dëgjimit publik,  "Përfitimet për ish-zyrtarët e lartë”, të Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete në bashkëpunim me KDI-në, ku u diskutua për shkurtimet e mundshme të përfitimeve të benificioneve për disa kategori të pozitave të larta shtetërore.

 Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu theksoi se ka ardhur koha për shkurtime të përfitimeve. "Ka ardh koha që duhet me i shkurtu disa përfitime të zyrtarëve të lartë shtetëror. Edhe ne kemi shumë ligje të cilat e rregullojnë këtë fushë. Për mua më duket e pakuptueshme se si deputeti merr edhe pagë edhe shtesa për komisionet dhe seancat. Sa i përket presidentit familja e tij kanë të drejtë për sigurime shëndetësore për të gjithë familjen për bursa për fëmijët... mendoj që kemi shumë përfitime për ish funksionarët e lartë dhe besoj që këto duhet të adresohen... unë kam pas vullnet që këto të adresohen e të ndërpriten dhe të përshtatet për rrethanat tona", tha Haxhiu.

Ndërsa anëtari i këtij komisioni, Hajdar Beqa, tha se do të ishte mirë që deputetët të kenë mundësinë pas përfundimit të punës si deputeët, të kenë mundësinë të kthehen në punën e mëparshme.

 "Për të gjitha pozitat që u cekën, konsideroj se janë pozita të rëndësishme. Ne e kuptojmë buxhetin e konsoliduar të Qeverisë të Kosovës dhe është e pamundur të mbulohen përfitimet pas përfundimit të mandatit. Kjo kishte mundur të rregullohet me Ligjin mbi pagat", tha ai.

"Çdo herë është menduar më shumë për popull se për vetveten. Në këtë situatë po e shoh një situatë alarmante. Ta bëjmë ndërrimin e legjislacionit në Kosovë. Është benifit të jesh sot deputet në Komunë, në Kuvend të Kosovës, sepse ke përfitime të panumërta, a në anën tjetër populli nuk ka qasje", tha ai.

Visar Reshiti nga Demokracia Plus ka folur për përfitimet e zyrtarëve të lartë në vendet e rajonit, pas përfundimit të mandatit. Ai bëri të ditur se kanë trajtuar 11 pozita, duke përfshirë edhe në Kosovë. "Shohim se pozita e presidentit në shtete ka përfitime edhe pas përfundimit të mandatit, ish-kryeministri ka përfitime në të gjitha vendet. Rasti i Kroacisë më ka lënë shumë përshtypje pasi që iu jepet hapësirë atyre që e përfundojnë mandatin, të kthehen në punën e mëparshme. Në Shqipëri është një rast tjetër, ku secili prej tyre është i rregulluar me pension", tha ai.

 Ndryshe, vendet e analizuara janë: Kosova, Shqipëria, Bosnja, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia. Ndërsa pozitat që janë krahasuar janë: ajo e presidentit, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, prokurorit të Shtetit, kryetarit të Gjykatës Supreme, drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës, ministrave, zëvendësministrave, pozita e deputetëve dhë këshilltarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat