Urimi i Bekim Jasharit për 8 Mars

Aktuale

Urimi i Bekim Jasharit për 8 Mars

Më: 8 mars 2018 Në ora: 14:54
Bekim Jashari

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, me rastin e 8 Marsit, ka uruar të gjitha gratë. Urimi i tij shumë prekës, i dedikohet edhe nënës së tij, 5 motrave, gjyshes, dy grave të axhëve të tij si dhe vajzave tjera të familjes që kaluan në amshim, gjatë rezistencës heroike së Familjes Jashari.

Postimi i plotë i Bekim Jasharit:

Urime 8 Marsi!

Jo vetëm më 8 Mars, me nderim të thellë, kujtoj nënën time Feride, e cila krahas heroinave të familjes tonë, gjyshes Zahide, Zarife, Adile, Hidajete, Valdete, Igballe, Selvete, Afete, Lirie, Fatime, Blerina Jasharit, na dhanë dritë!

Në këtë ditë ndërkombëtare të grave, uroj të gjitha nënat, gratë e motrat, me urimin më të sinqertë për shëndet, mirëqenie e sukses!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat