Gratë në UP dhanë kontribut në zhvillimet akademike

Aktuale

Gratë në UP dhanë kontribut në zhvillimet akademike

Më: 8 mars 2018 Në ora: 15:25
Pamje nga takimi

Për shënimin Ditës së Gruas, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka organizuar konferencën”Gratë në Universitetin e Prishtinës – Mundësitë, Përparësitë, E ardhmja”.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, tha se kjo nuk duhet të jetë vetëm një ditë feste për një gjini që jep kaq shumë kontribut në jetën tonë.

Ministri shtoi se familjet tona varen nga gratë dhe duhet që sa më shumë  të fuqizojmë rolin e gruas.

“Roli i gruas në çdo shoqëri është esenca në zhvillim e familjes. Gratë në Kosovë kanë dhënë një kontribut të veçantë në zhvillimin e shtetit. Nuk mund të krenohemi me pozitën e gruas në shoqëri. Gratë janë gjysma e Kosovës dhe gjysma e botës në përgjithësi, dhe pa kontributin e tyre nuk do të kishim sukses. Familjet tona varen nga gratë dhe duhet që sa më shumë  të fuqizojmë rolin e gruas”, tha ai.

Ndërkaq ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Albena Reshitaj tha se gruaja ende nuk e ka rolin që e meriton në shoqëri.

“Në terma të përgjithshëm vlerësimi i gruas së pafuqishme i takon historisë. Për vite e dekada u mbajt peng i mentalitetit pozita e gruas. Koha dhe etapat ndryshuan por ndryshoj edhe pozita e gruas, mirëpo grat ende nuk e morën vendin qe e meritojnë. Unë nuk kanë dyshim që e ardhmja do të jetë ndryshe. Sot gruaja është bërë sinonim i procesit dhe mbarëvajtjes duke qenë pjesë e vendimmarrjes. Unë nuk kam dilemë që do t’ia dalim sepse nuk kam dilemë në qenien dhe mundin tonë”, tha ajo.

Rektori i Universitetit të Prishtinës”Hasan Prishtina”, Marjan Dema, tha se ka shumë për të festuar lidhur me kontributin e grave për këtë ditë.

Sipas tij, gratë në UP dhanë kontribut në zhvillimet akademike

“Universiteti i Prishtinës njeh shumë gra që ishin shtyllë kryesore e edukimit të brezave të rinj. Sot nuk dua të uroj nënat e as motrat dua të uroj të gjitha gratë të cilat me punën dhe ekzistencën e tyre janë duke dhënë kontributin e tyre në shoqëri. 8 marsi është simbolikisht dita e gruas por në realitet është vetëm njëra nga ditët e grave. Ju keni qenë çdo herë aktere kryesore në ngritjen e universitetit”, tha ai.

Kryetarja e Këshillit Drejtues të UP-së, Adriana Bunjaku, tha se mënyra më e mirë për të shënuar këtë datë është kjo që po bëjmë sot, mbledhja e grave dhe diskutimi i sfidave.

“Ne kemi mbledhur shumë gra për të dëgjuar sfidat që përballen ato. Në një vend që jo gjithmonë është treguar i gatshëm të fuqizojë rolin e gruas, por un jam e sigurt që kjo do të kalojë me punë dhe përkushtim. Është e vështirë të jesh grua në një vend ku ende gjykohesh. Ju inkurajojë që secila të besoj në vete. Ju nuk duhet vetëm të transmetoni njohurit por edhe të fuqizoni vajzat”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat