Bytyqi: Roli i gruas në çdo shoqëri, esencial për zhvillimin e familjes

Aktuale

Bytyqi: Roli i gruas në çdo shoqëri, esencial për zhvillimin e familjes

Më: 8 mars 2018 Në ora: 16:16
Shyqiri Bytyqi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, tha se ministria që ai drejton po punn që diskriminimi gjinor të zhduket nga tekstet shkollore dhe përmes kurrikulave të vetëdijesohen gjeneratat e reja.

Ai këto komente i bëri në Konferencën e organizuar nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, me rastin e shënimit të 8 Marsit-Ditës Ndërkombëtare të Gruas, me temën: “Gratë në Universitetin e Prishtinës-mundësitë, përparësitë, e ardhmja”. 

Ministri Bytyqi, me këtë rast, tha se roli i gruas në çdo shoqëri është esencial për zhvillimin e familjes, e cila është baza e shtetit.

“Sot kemi shumë vajza që studiojnë dhe tregojnë suksese në universitete me renome dhe na bëjnë të krenohemi me të arriturat e tyre”, tha ministri.

Ai theksoi se tashmë situata ka ndryshuar për të mirë, por ende duhet punë e përbashkët për përmirësimin e pozitës së femrës në shoqërinë.

“Në Kosovë, nuk mungoi asnjëherë angazhimi për të përmirësuar pozitën e gruas. Nuk ishte e lehtë, sepse fillimisht duhet të zhdukej analfabetizmi në shoqërinë tonë, dukuri që e kishte vështirësuar tej mase lirinë dhe veprimin e gruas”, tha ministri Bytyqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat