Akademia Diplomatike e MPJ-së synon hapjen e shkollës diplomatike

Aktuale

Akademia Diplomatike e MPJ-së synon hapjen e shkollës diplomatike

Më: 8 mars 2018 Në ora: 16:22
Pamje nga konferenca për media

Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, ka shënuar sot përvjetorin e pestë të themelimit të saj përmes organizimit të Konferencës Ndërkombëtare me temë “Diplomacia, gjinia, fuqizimi dhe ndërtimi i kombit”.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, gjatë fjalimit të saj. ka kujtuar sfidat me të cilat është përballur  Kosova në procesin e ndërtimit të shtetit ku siç është shprehur ajo kontribut të pazëvendësueshëm zë angazhimi i gjinisë femërore.

“Gratë nëse nuk marrin pjesë në qeveri atëherë gjysma e popullit nuk do të përfshihet në vendimmarrje.  Burimet e financimit janë sfidat me të cilat përballen gratë dhe financimi është çelësi i suksesit për to. Ne e kemi bërë hapin e parë dhe duam të vazhdojmë”, tha Vuniqi.

Drejtori i Akademisë Diplomatike, ambasadori Beqiri Ismaili, është shprehur se në Kosovë gruaja po zë vendin e saj në shoqëri dhe puna e grave në institucione përbën një realitet të prekshëm dhe faktor të prekshëm në arritjen e objektiveve.

“Akademia është institucion që ka për qellim që të zhvillojë aftësi personale të stafit diplomatik. Akademia në këto 5 vite ka trajnuar një gjeneratë të re të diplomatëve të suksesshëm. Përmes kësaj veprimtarie akademia ka forcuar dhe do të forcoj kapacitetet”, tha ai. 

Ai ka përmendur edhe marrëveshjet e bashkëpunimit që AD ka nënshkruar me shtetet e ndryshme si dhe synimin që ka ky institucion për vitet e ardhshme. 

“Janë nënshkruar 33 marrëveshje vendore e ndërkombëtare me të gjitha vendet e botës. Kemi realizuar katër publikime në anglisht. Rëndësi për akademinë që njihet roli parësor. Objektiv kryesor është forcimi i pozitës së shtetit jashtë. Tani synim i akademisë këtë vit është krijimi i shkollës diplomatike”, tha Ismaili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat