Veliu i reagon Selmanajt për Shpend Ahmetin, i tregon si funksionon LDK-ja

Aktuale

Veliu i reagon Selmanajt për Shpend Ahmetin, i tregon si funksionon LDK-ja

Nga: A.M. Më: 9 mars 2018 Në ora: 12:09
Agim Veliu

Nënkryetar i  LDK-së, Agim Veliu ka  reaguar pasi deputeti Driton Selmanaj ka ftuar në parti Shpend Ahmetin, i cili dha dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai ka shkruar në Facebook se “bashkimi me filozofinë tonë politike, asesi nuk funksionon mbi bazën e ftesave e nominimeve përmes televizioneve, e aq më pak kur bëhet fjalë për shtegtarë, që ikin nga foletë e tyre të djegura”

Postimi i plotë:

“LDK është subjekt politik serioz dhe me traditë të gjatë, me struktura e me anëtarësi të organizuar.

Në LDK gjithmonë janë anëtarësuar dhe bashkohen çdo ditë njerëz të lirë e me vullnet për të punuar në forcimin e Republikës së Kosovës.

LDK mbetet e hapur gjithmonë, por sigurisht që ata që i bashkohen këtij rrugëtimi duhet të kenë kryefjalë të punës dhe angazhimit politik frymën e shtetndërtimit, të cilën e kultivon LDK-ja ndër vite.

Bashkimi me filozofinë tonë politike, asesi nuk funksionon mbi bazën e ftesave e nominimeve përmes televizioneve, e aq më pak kur bëhet fjalë për shtegtarë, që ikin nga foletë e tyre të djegura", ka shkruar Veliu në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat