Fisnik Ismaili: Bashkë me Shpendin do ta vazhdojmë rrugëtimin tonë

Aktuale

Fisnik Ismaili: Bashkë me Shpendin do ta vazhdojmë rrugëtimin tonë

Më: 9 mars 2018 Në ora: 17:10
ilustrim

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Fisnik Ismaili ka folur për dorëheqjen e kryetarit të komunës së Prishtinës Shpend Ahmetin, i cili dy ditë më parë kishte bërë të ditur përmes një letre dorëheqjen e tij nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ismaili ka thënë se edhe pas dorëheqjes së Ahmetit nga Vetëvendosje, do të jem gjithmonë krah Shpend Ahmetit, dhe do të vazhdojë rrugëtimin me të.

Ndërsa, për idenë e krijimit të partisë së re, Ismaili ka thënë se mbetet të shihet në ditët në vijim.

“Unë edhe pas dorëheqjes do e përkrahë Shpendin, me Shpendin gjithmonë kemi punu bashkë dhe do e vazhdojmë rrugëtimin tonë bashkë, se a do të krijojmë parti të re, ajo mbetet të shihet”, ka thënë deputeti Ismaili.

Ahmeti ka qenë njëri prej figurave më të rëndësishme të kësaj partie në vitet e fundit, dhe se prej muajit dhjetor të vitit të kaluar, ai është thënë se është i rreshtuar në krahun e të pakënaqurve brenda lëvizjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat