Kelmendi del me propozim për tejkalimin e krizës, përmend edhe shpërbërjen e Parlamentit

Aktuale

Kelmendi del me propozim për tejkalimin e krizës, përmend edhe shpërbërjen e Parlamentit

Nga: A.ZH Më: 9 mars 2018 Në ora: 17:31
Ramiz Kelmendi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Ramiz Kelmendi, ka thënë se Kuvendi i Kosovës, duhet ta mbajë një seancë në të cilën do të trajtoheshin Demarkacioni dhe Shpërbërja e Parlamentit.

Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se më mirë është që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme se sa të bëjë koncesione me Listën Serbe.

 “Poashtu do largoheshim nga fjalët dhe termet patriot dhe tradhtarë si dhe do tejkalohej një pengesë e madhe për liberalizimin e vizave. Nëse dikush mendon se do kishte pasur dëme financiare për zgjedhje, unë jam i sigurt se këto dëme janë shumë më të vogla se disa falje borxhesh dhe shpronësime tokash si dhe izolimi ndërkombëtarë i qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjerash deputeti Kelmendi.

Më poshtë postimi i  tij i plotë:

Pasojat e Demarkacionit–Kuvendi të del me një vendim-votim: Demarkacioni dhe Shpërbërja e Parlamentit

Jemi dëshmitarë se çfarë është bërë për një periudhë trevjeçare gjatë qeverisjes Mustafa në koalicion si PDK dhe LDK, pra, protesta të shumta dhe me dëme të mëdha kolaterale, mediale dhe ndërkombetare, gaz-lotsjellësi dhe pengim të punës së parlamentit, akuza dhe kërcënime të ashpra deri në termin tradhëtarë i kombit, si dhe shumë elemete dhe veprime tjera që kanë dëmtuar seriozisht rejtingun e shtetit dhe të ardhmen e vendit, e të gjitha këto po del të jenë kryer në koordinim politik mes partive politike kundërshtuese dhe partive politike në pushtet me qëllim dëmtimin e imazhit të LDK-së si parti, se gjoja LDK nuk është në gjendje të kontrollojë njëi pjesë të madhe radikale, dhe si e “pa-aftë” të zbatoj ligje e të mbajë në kontrollë qytetarët e vet, e kjo sigurisht nuk piu ujë tek bashkësia Ndërkombëtare por veçse erdhi deri tek puçi dhe u permbysë Qeveria Mustafa, për të gjitha këto pengesë ishin Demarkacioni dhe Asociacioni, këto dy terma tashmë të ngulitura në kokën e çdo qytetari deri tek fëmijët në djep.

Bazuar në përshkrimin e mësipërm të kronolgjisë së asaj çfarë ka ndodhur, krahas kësaj, na rezulton se sot jemi në një gjendje ku mungojnë numrat, mungon fuqija politike e premtuar për të zgjidhur çështje të mëdha, mungon edhe sensi politik i zgjedhjes, pra, mundë të thuhet se ka munguar dhe mungon edhe unifikimi politik për këtë çështje dhe kjo nuk është e tashme, kjo na ka përcjellur gjatë gjithë brezave dhe gjithnjë kemi kritikuar brezat për mos-unifikim përderisa vet vazhdojmë ta fuqizojmë edhe më shume, pra gjithnjë kur bëhet fjalë për pushtetin, kemi mosmarrëveshje të pakalueshme.

Pse këto mosmarrëveshje !? Të gjithë akterët politik gjatë zgjedhjeve synojnë një menaxhim më të mirë të qytetarëve dhe politikave ekonomike. Pse duhet të jetë kjo betejë!? Për të mirën e qytetarëve apo për të mirën personale ? Mendoj se shpesh keq-kuptohet se qeverisja duhet të jetë vend për të treguar forcën, e jo urtësinë, duke u mbështetur në fjalën e urtë, qingji i butë i thithë dy nëna. Duke parë këtë së për të fituar numrat për demarkacion nevojiten edhe disa vota të listës serbe apo të bazohemi në disa vota të LVV-së e cila po ndahet, në rastin e parë lista serbe ka ndarë mendje për të kërkuar shtimin e komunave serbe në Kosovë të premtuara edhe në fushata zgjedhore, me këtë ne po krijojmë një numër të madh komunash dhe territoresh të tyre që nga partnerët ndërkombëtarë do kemi numër të shumtë dhe kjo mundet të përdoret gjatë bisedave ndërkombëtare me Serbinë, dhe këto dëme që i bëjmë një pas një pa analizuar mirë, mundë të ja kalojmë të parëve tonë të cilët i kanë cunguar trojet shqiptare, cilën mënyrë e dëmton tërësinë territoriale, gjithnjë e kaluara, proverbë, të gjithe ata që madhështojnë të kaluarën, nuk kanë ide pune për të tashmen dhe vizione për të adhmen dhe si begraund i të kaluarës, si grada komanduse, e sjellin vendimin duke u bazuar nga e kaluara dhe puna e mirë që është bërë, por që shumë shpesh tregohet si e dëmshme për të ardhmen.

Personalisht mendoj që spektri politik i cili nuk po mund ti shtyej këto procese duhet të vendosë në rend dite dy pika të menjëhershme në Kuvend me një vendim-votim;

1. Demarkacioni

2. Shpërbërja e Parlamentit

Mendoj që me këto dy propozime do ishin të kënaqur i gjithë spektri politik shqiptarë dhe do i kishim ikur koncensioneve me pakicën serbe. Poashtu do largoheshim nga fjalët dhe termet patriot dhe tradhëtarë si dhe do tejkalohej një pengesë e madhe për liberalizimin e vizave. Nëse dikush mendon se do kishte pasur dëme finansiare për zgjedhje, unë jam i sigurt se këto dëme janë shumë më të vogla se disa falje borgjesh dhe shpronësime tokash si dhe izolimi ndërkombëtarë i qytetarëve të Kosovës.

Nga ky veprim duhet te nxjerret poashtu një mësim jetësorë politik, se, me këtë sistem zgjedhor dhe me këtë numër të madh të partive dhe vendeve të rezervuara nuk mundë të ketë hapësirë për vija të kuqë e të kuqrremta, meqë nga kjo rezulton se askush nuk mundë të marrë shumicën dhe askush nuk është mirë të bëjë koalicione të interesit të ngushtë dhe të errët, por, koalicioni qenka një domosdoshmëri politike për të mirën e qytetarëve.

Nuk është e drejtë të qeveriset në emër të vendimeve të medha e ato vendime mos të arrijnë të realizohen asnjëherë nga forcat politike të koalicionit.

Ramiz Kelmendi - Deputet i Kuvendit të Kosovës/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat