Pacolli: E përmbyllëm javën me shumë lajme pozitive për Kosovën

Aktuale

Pacolli: E përmbyllëm javën me shumë lajme pozitive për Kosovën

Më: 9 mars 2018 Në ora: 21:34
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli përmes një shkrimi, ka vlerësuar se e ka mbyllur javën me shumë lajme pozitive për Kosovën në diplomaci.

Pacolli ka numëruar tre sukseset kryesore të diplomacisë së Kosovës, përfaqësimi diplomatik në nivel ambasadorësh me Gambinë, sigurimi i shumicës së votave të Këshillit Ekzekutiv të Iinterpol-it që anëtarësimi i Kosovës në këtë institucion të hyjë në agjendë dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Barbadosin.

“E përmbyllëm javën me shumë lajme pozitive për Kosovën në diplomaci. Nga përfaqësimi diplomatik në nivel Ambasadori me Gambinë, tek sigurimi i shumicës së votave të Këshillit Ekzekutiv të INTERPOL-it, që anëtarësimi i Kosovës në këtë Institucion të hyjë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme, që do të mbahet në Dubai, deri tek vendosja e Marrëdhënieve Diplomatike me Barbadosin, që ndodhi sot.  Falenderoj të gjithë ata kontribuan në sjelljen e këtyre rezultateve”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat