Albulena Haxhiu ka një mesazh për të dorëhequrit e Vetëvendosjes

Aktuale

Albulena Haxhiu ka një mesazh për të dorëhequrit e Vetëvendosjes

Nga: D.RR Më: 9 mars 2018 Në ora: 22:33
Albulena Haxhiu

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu i ka goditur të gjithë ata që janë larguar deri më tash nga Lëvizja e Albin Kurtit. Haxhiu në një status në Facebook ka thënë se etiketimet që po bëhen nga të dorëhequrit janë të ulëta.

“Akuzat dhe etiketimet e ulëta ndaj Lëvizjes, nga disa që janë dorëhequr, interesant, janë të njëjta si ato të ca analistëve e agjentëve të pushtetit, që na i bënin dikur!”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo po ashtu ka ndje edhe keqardhje për kolegët që dikur ishin së bashku në Lëvizje.

“Mos qofsha në lëkurën e tyre, janë bërë për keqardhje!”.

Ky postim i Haxhiut vjen pak kohë pas deklaratës së Faton Topallit, njërit prej të pakënaqurve në VV që ka dhënë dorëheqje nga  postet në këtë subjekt politik.

Topalli gjatë kësaj interviste ka thënë se me “ultra-djathtistët dhe ultra-majtistët dhe qarqet që duan ta sjellin islamin në politikë, nuk ka asgjë të përbashkët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat