Kolona në pikën kufitare Kosovë – Shqipëri

Aktuale

Kolona në pikën kufitare Kosovë – Shqipëri

Më: 10 mars 2018 Në ora: 11:49
Kolona

Në pikën kufitare Kosovë – Shqipëri në Morinë sot ka fluks të madh të automjeteve dhe janë krijuar kolona të gjata.

Kolona në pikën kufitare Kosovë – Shqipëri shihet në disa fotografi të publikuara nga një qytetar në rrjetet sociale.

Megjithkëtë, Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Open Data Kosovo dhe Girls Coding Kosova para tri ditësh kanë lansuar aplikacionin social “Pritjet Kufitare” i cili synon të ndihmojë qytetarët e Kosovës të planifikojnë udhëtimet e tyre ndërkufitare për të kursyer kohë, për të shmangur vonesat e trafikut dhe për të kaluar kufirin sa më shpejt që të jetë e mundur

Ky aplikacion i mbledh të dhënat nga 12 kalimet kufitare dhe gjeneron video në kohë për të treguar statusin e çdo pike kufitare. Shfaq automatikisht të dhënat për profilet e mediave sociale dhe është projektuar për të ndihmuar përdoruesit të marrin vendime në lëvizje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat