Topalli tregon pakënaqësitë e tij me VV-në për gazetën zvicerane

Aktuale

Topalli tregon pakënaqësitë e tij me VV-në për gazetën zvicerane

Më: 10 mars 2018 Në ora: 13:21
Faton Topalli

Deputeti Faton Topalli, i cili së fundmi ka dhënë dorëheqje nga pozitat në Lëvizjen Vetëvendosje, ka bërë me dije se vendimin e mori pasi Vetëvendosje vërtet ka lansuar tema por në realitet nuk ka prezantuar zgjidhje

Në një intervistë për gazetën zvicerane, Aargauer Zeitung, ai ka thënë se kundërshtitë me partinë ishin edhe nëse në gjirin e saj duhet pranuar nacionalistë, ultradjathtistë, ultramajtistë apo edhe islamistë, për çka ai ishte kundër.

“Populizmi rritet atje ku politika nuk ofron zgjidhje. Partia Vetëvendosje vërtet ka lancuar tema por në realitet nuk ka prezantuar zgjidhje”, ka thënë Topalli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat